Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al ju sjell një blic lajmesh nga vendi në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■  Rindërtimi/ Qeveria u heq të drejtën familjeve përfituese ta dhurojnë, ose ta shesin pronën e tyre (dokumenti) .

■  Nano tregon si e ftoi Ramën në qeveri: Kisha nevojë për një rebel; Sali Berisha u mor personalisht me burgosjen time.

■  Rekord i ri nga Covid-19 në Shqipëri, 14 viktima dhe 1052 raste të reja në 24 orë.

E lidhur: Farmacistët kërkesë Manastirliut: Na vaksinoni edhe ne, jemi në vijën e parë të përballjes me Covid-19.

■  Zyrtari i lartë turk: Feto në Shqipëri fshihet pas institucioneve, s’do ta lejojmë të helmojë marrëdhëniet tona. Meta pret Mustafa Sentop, shpreh mirënjohje për ndihmën, sidomos për ndërtimin e banesave dhe spitalit të Fierit.

■  The Economist: Shqipëria bën hapa para në Indeksin e Demokracisë, mbetet dobët me pjesëmarrjen politike.

E lidhur: The Economist për demokracinë në Shqipëri/ Rama: Jemi futur në një klasë me BE dhe SHBA, zhvillim pas 2013-ës. Jemi vendi me papunësinë më të ulët në rajon, tha ai.

■  Mjeku ngre alarmin: Shifrat po fshihen, vëmendja po zhvendoset qëllimisht te vaksina.

■  Nga ‘grupi kriminal’ tek ‘pastrimi i parave’, SPAK nis hetimet për përgjimet e ‘Ndranghetas’. 

■  Nis puna për transformimin e Piramidës/ E pranishme Yuri Kim, Rama: Dikur u bë një barbari.

■  Kushi takim me maturantët: Rikthehen pyetjet me zhvillim, meritokracia të jetë baza e procesit.

Të fundit