Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al ju sjell një blic lajmesh nga vendi në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ “Do të ketë shtrëngim të masave”, Rama: Nesër mblidhet Komiteti i Ekspertëve, efektet e fundjavave dhe festave. “Kemi siguruar 1 milionë e 600 mijë vaksina”, Rama: Jemi në negociata me kompani të tjera.

Të lidhura: Shtrëngimi i masave anti-Covid, nga sot mbyllemi në orën 20.00

* Shifra rekord, 16 humbje jete dhe 1239 raste të reja nga Covid-19 në Shqipëri

* Rama nga Durrësi: Ka dyshime se varianti i Afrikës së Jugut dhe ai britanik ka hyrë në vend, është më vdekjeprurës 

* Përkeqësimi i situatës me Covid-19, Greqia shtyn vendimin për hapjen e Kapshticës për në 22 shkurt.

■ Sarandë, shpërthim tritoli në hotelin e drejtorit të Sigurimeve Shëndetësore.

■ Pastrim parash nga Qipro, Prokuroria e Tiranës sekuestron 6 mln euro pasuri biznesmenit nga Tirana

■ Skandali i Teatrit të Operas dhe Baletit, 18 milionë lekë të vjetra për një logo të kopjuar. Reagon TKOB: Nuk mbajmë përgjegjësi, s’kemi kapacitet për t’i verifikuar origjinalitetin

■ Pas paralajmërimit të Ramës, rekord gjobash: Ndëshkohen 2606 qytetarë, 102 drejtues mjetesh dhe 15 administratorë.

■ Gjykata e Strasburgut jep vendimin e parë për procesin e Vettingut, rrëzon padinë e Altina Xhoxhajt. Në vendimin thuhet se nuk ka asnjë shkelje të të drejtave të njeriut dhe se shkarkimi i Xhoxhaj ishte propocional.

"Reformë në shëndetësi", Rama: Arrestimi i katër infermiereve, lajm shumë i mirë.

■ Manastirliu komenton skandalin tek Covid-2; Flet për variantet e reja: Presim të vijë një kit i posaçëm nga Turqia.

■ KQZ gjobit Erion Veliajn për mosdeklarim dhe promovim të aktiviteteve të ndaluara.

E lidhur: Veliaj: Ndëshkohemi se po bëjmë punën, do apeloj vendimin.

Të fundit