Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

Marrëveshje në parim, Mediu pas takimit me Bashën: Mirëkuptim për të dalë me lista dhe program të përbashkët.

■ Sipërmarrja e huaj në Shqipëri? Ambasadori gjerman: Skeptike, mungon siguria ligjore dhe transparenca.

■ Sekuestrohen 500 kg kanabis në Malin e Zi, dyshohet se vinte nga Shqipëria; 24 persona në pranga.

Ashpërsohen masat. Vendi në karantinë nga ora 20.00 dhe mësimi në gjimnaze online, kufizimet e reja deri më 25 shkurt. “Dërguam 50 mostra në Londër”, Bino: Dyshojmë se në vend kanë hyrë dy variante të reja.

■ "Punësimi dhe rritja e kapaciteteve", Basha prezanton planin për turizmin: Nëse arrijmë potencialin, mund të bëjmë gjëra të mëdha. Programi i PD për turizmin, Kashahu: Do të dyfishojmë vendet e punës.

■ Rreth dy muaj para zgjedhjeve parlamentare Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka bërë publik variantet e fletës së votimit. KQZ tregon se janë pesë modele, mbi të cilat po punohet.

■ Qeveria ka rishikuar buxhetin e këtij viti rreth dy muaj, pasi u miratua në Kuvend. Me anë të një akti normativ, qeveria ka rritur buxhetin si në kahun e të ardhurave dhe në atë të shpenzimeve. 

■ LSI perzanton programin për arsimin/ Kryemadhi: Do dyfishojmë pagat e mësueve, 5% e PBB për arsimin!

■ "77% e kapaciteteve janë të zëna", Albana Fico: Shtrimet dhe intubimet kanë pësuar rritje.

■ Gjykata Penale e Tiranës ka lënë në burg për 45 ditë tre infermieret dhe sanitaren, të  arrestuara lidhur me skandalin e Covid-2.

■ I vodhi 800 mijë lekë pacientit, Gjykata lë të lirë infermieren Ronida Hysi.

Të fundit