Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al ju sjell një blic lajmesh nga vendi në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Doli në përgjimet e të arrestuarve në Gjykatën e Krujës, SPAK i sekuestron në shtëpi e zyrë mjekut Edvin Prifti 260 mijë euro e 160 mln lekë.

E lidhur: Arrestimet në Krujë, reagon Yuri Kim: Të gjithë ata që nuk besojnë tek SPAK, janë gabuar; Emri i radhës pas Tom Doshit

■ Doshi në zgjedhje/ Rama i cilësoi ‘spekulime’, Yuri Kim tregon bisedën me kryeministrin: T’u japim fund, më tha se e ka përjashtuar nga PS.

■ Covid-19/ Hyn në fuqi ora policore, asnjë lëvizje nga ora 20.00

E lidhur: Situata e Covid-19 në Shqipëri: 14 humbje jete dhe 1105 raste të reja, fluks shtrimesh në spitale

■ SPAK me "dorë të hekurt", mbi 10 të arrestuar për korrupsion në Gjykatën e Krujës, në pranga edhe Enkelejda Hoxha. Zbardhet skema. Hoxha do të lironte një tjetër të dënuar, kush janë të arrestuarit; Korrupsion në drejtësi e shëndetësi.

■ Padia për emërimin e ministrave, Meta dhe Rama do të përballen në Gjykatën Kushtetuese më 25 mars. Kjo padi është depozituar nga Rama në janar të 2019-ës pas përplasjes me Metën për mosdekretimin e ish-ministrit të jashtëm Gent Cakaj.

■ Duke nisur nga dita e sotme në spitalin Infektiv nuk do të lejohet që të hyjë ushqim nga jashtë. Urdhëri i ri lejon që të afërmit e pacientëve do të mund të çojnë vetëm sende personale.

■ Sot hyjnë në fuqi masat e reja. Ndalohet qarkullimi dhe aktiviteti i bareve pas orës 20.00, mbyllen gjimnazet. Masat do të zgjasin deri më 25 shkurt.

■ Kosova lehtëson masat. Hiqet ora policore në zonat e kuqe, studentët rikthehen në auditore.

■Moti i keq rikthen problematikat në vend/ Përmbyten Shkodra e Vlora, Buna del nga shtrati

■ Organizoi takim elektoral në një lokal, gjobitet me 5 milionë lekë të reja LSI. Braimllari: Kemi qenë me maskë, do e ndjek në rrugë penale

 

Të fundit