Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, situata, rezultatet e para dhe exit poll-et.

■ Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka reaguar për bllokimine aksit Milot-Lezhë. Sipas saj, shkaku nuk është dëbora. 

■ Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur për herë të dytë drejtuesit politik të qarqeve për zgjedhjet e 25 prillit. Në fokus të takimit do të ishin zgjedhjet dhe situata në terren.

■ Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 1088 raste të reja dhe 12 pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën.

■ Shqipëria zgjohet e mbuluar nga bora/ Rrugë të bllokuara e vështirësi në qarkullim, si paraqitet situata në akset kombëtare; moti në orët në vijim.

■ Basha liston premtimet e Ramës: Propagandë, ka ardhur koha ta largojmë e të punojmë për njerëzit.

E lidhur: Rama: Lulëzim, qytetarët e dinë se çfarë kam bërë unë. 

■ Moti i keq, FSHF shtyn të gjitha ndeshjet deri më 20 shkurt.

■ Situata me motin, ndalohet hyrja e mjeteve të rënda në Greqi.

Të fundit