Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■Spitali "Shefqet Ndroqi" është në limitet e kapaciteteve. Covid 2 do të "mbyllë dyert" dhe nuk do të pranojë asnjë pacient të ri të infektuar me koronavirus.

 Të lidhura: 12 humbje jete nga Covid-19 në Shqipëri, më shumë të shëruar se të infektuar në 24 orët e fundit

* Fluks pacientësh, hapen spitalet rajonale në Durrës e Shkodër; Manastirliu: Sot (dje) mbërrijnë 7000 vaksina nga Pfizer

* Mbërrijnë 7020 vaksina nga Pfizer, Rama tjetër pakt misterioz: Një vend mik do na sigurojë 360 mijë doza të AstraZeneka

■ Gjatë seancës së djeshme plenare, deputetët në Kuvend rrëzuan dy dekrete të Presidentit Ilir Meta. Bëhet fjalë për  “Për taksat kombëtare” dhe "Për tarifën doganore".

■ I përfshirë në skemë mashtrimi me dëm financiar 1.5 mln $, lirohet nga burgu ish-drejtori i AKBN-së, Klodian Gradeci. Gjykata e Tiranës vendosoi për të masën me detyrim paraqitje.

■ Përfundon numërimi i fletëvotimeve në të gjitha vendvotimet në Kosovë, Kurti thyen rekordin e Rugovës. Kurti flet për prioritetet e qeverisë së re, nuk është dialogu me Serbinë; Haradinaj gati për koalicion. Humbi thellë në zgjedhje, jep dorëheqjen Isa Mustafa.

 E lidhur: Fitorja e VetëVendosjes, vijnë mesazhet e urimit nga politika shqiptare

■ Yuri Kim kërkoi të mos kandidonte, KQZ regjistron në zgjedhje partinë e Tom Doshit.

E lidhur: Dokumenti/ “Sfidoi” Yuri Kim, skema që ndoqi Tom Doshi për të regjistruar PSD-në në zgjedhje, kush është 'kryetari' i ri

Rama “harron” dy viktimat nga moti i keq: Asnjë jetë e humbur, rrugët u zhbllokuan në kohë rekord 

E lidhur: Moti i keq, Rama krahason me SHBA: Atje mbetën 3 mln banorë pa drita; Justifikon Ballukun: U bë nami se hipi në borëpastruese

E shpjeguar: Leksionet që na dha Kosova për revolucionin e votës

 

Të fundit