■ Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka shfuqizuar vendimin për gjobat e vendosur nga KQZ ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Vendimi erdhi pas apelimit nga përfaqësuesit e Veliajt.

■ Rreth gjysma e sipërfaqeve të tokës bujqësore të përfituara nga fermerët me anë të ligjit 7051 është ende e paçertifikuar. Mijëra familje në fshat e përdorin tokën bujqësore pa qenë të pajisur asnjëherë me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi.

■ Këshilli i Lartë i Prokurorisë zgjodhi drejtuesit e rinj të Prokurorisë së Shkodrës, Pogradecit, Gjirokastrës dhe Korçës.

■ KLGJ shtyn seancën për gjyqtaren Enkelejda Hoxha më 25 shkurt.

■ Nis seanca e tretë në Hagë për ish-drejtuesit e UÇK-së/ Prokuroria: Kemi dëshmitarë, do t’i përdorim; Avokati i Thaçit: Nuk ka prova.