Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Profile të paautorizuara/ ‘Të përjashtuarit’ nga listat e PD; Politiko 'shqyrton' pse-të e ‘Komisionit Ruli’ 

■ Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti se është pro një referendumi për një bashkim me Shqipërinë, nëse do të bëhej në mënyrë demokratike dhe paqësore.

Të lidhura: Fitorja e Kurtit, analistja Emini për Politiko: Kosova s'ka nevojë për një Shqipëri që hidhet në aventura të sponsorizuara nga Serbia 

* Analiza/ Nga dialogu Serbi -Kosovë, ndikimi Rusi-Kinë, a do të sjellë Joe Biden ndryshime në Ballkanin Perëndimor? 

■ Rekord viktimash dhe të infektuarish nga Covid-19 në Shqipëri, 18 viktima dhe 1075 raste të reja. Rama: Nesër nis vaksinimi në Vlorë, presim 'Ok' nga AstraZeneca për 360 mijë doza të tjera.

■ Spartak Ngjela shprehet se politika amerikane do të arrestojë krerët e korrupsionit 40 ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit.

■ Një automjet i OSHEE është rrëzuar në lumin Drino në Gjirokastër, ku për pasojë kanë humbur jetën dy elektriçistët që po udhëtonin në të. Aksidenti ndodhi në fshatin Kordhocë, ku elektriçistët po shkonin të rregullonin një defekt teknik .

■ Goditet banda shqiptare e trafikut të kokainës në Britani. Porositë përmes telefonit, më shumë se 100 klientë në ditë. Banda ka fituar gati gjysmë milionë paund nga shitja e kokainës.

■ Vakancat në Gjykatat e Posaçme. KLGJ njofton se për 6 vende të shpallura vakante asnjë kandidat nuk ka shfaqur interes.

■ Kosova sot feston 13 vjetorin e pavarësisë së saj. Disa nga faktet që lidhen me këtë ditë, Newborn-i merr pamjen e re. Si uruan politikanët shqiptarë. 

Të fundit