Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Deri me 21 shkurt 2021 numërohen 111,850,619 të infektuar me Covid-19 në të gjithë botën, që prej shpërthimit të pandemisë dhe 2,475,762 është numri i të vdekurve me koronavirus. Në Shqipëri, vijojnë shifrat shqetësuese në rritje, vetëm dje 1184  kanë rezultuar pozitivë dhe 13 persona kanë humbur jetën.

"100 dështimet e Ramës", sipas Bashës. Kreu i PD-së, i kujton kryeministrin premtimin e pambajtur të heqjes së TVSH-së për produktet e shportës ushqimore.

■ Rama thotë se betejën me ryshfetin mund ta zhdukë vetëm qeverisja e tij.

■ Nis vaksinimi i personaliteteve mbi 80-vjeç, Rama: S’mund të presim të ndahen nga jeta për t’iu dhënë dekorata.

E lidhur: Regjisori i njohur flet pas vaksinimit: Kam këmbën e mbarë, vaksina do na shpëtojë! 

■ Ndërron jetë në moshën 53-vjeçare dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Artur Sula.

Të fundit