Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ DASH shpall Ardian Dvoranin kampion kundër korrupsionit, Rama: Vlerësim që shkrin baltën e hedhur pa kursim mbi të.

E lidhur: DASH e cilësoi kampion kundër korrupsionit, ILDKPKI e nxori zbuluar Ardian Dvoranin para vettingut: Ka fshehur pasurinë-e shpjeguar

■ Zbardhet emri i sloganit të koalicionit opozitar, pikat e pambyllura 24 orë para skadimit të afatit për regjistrim në KQZ.

■ Birn zbardh pasurinë e deklaruar të Edi Ramës, burimi financiar i shtëpisë së tij në Dajt mbetet i paqartë.

■ Regjistrimi i koalicioneve, Kryemadhi 90 minuta diskutim me Bashën në selinë blu

■ Zbardhet lista e Ballit Kombëtar për zgjedhjet e 25 prillit, Alimadhi: Kush merr një votë më shumë fiton mandatin

■ Nga përplasjet për Kushtetuesen te përfundimi i mandatit/ DASH vlerëson Dvoranin, "armikun" e Metës

■ Skandali te 'Shefqet Ndroqi. Gjykata e Apelit liroi nga burgu infermieren dhe sanitaren e Shefqet Ndroqit, të cilat akuzohen për shpërdorim detyre.

■ Kryetarja e partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli ka prezantuar këtë të martë kandidatët që do të garojnë në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 prillit.

■ Situata e pandemisë ka bërë që Greqia të zgjasë masat kufizuese me Shqipërinë. Shteti fqinjë i ka shtyrë ato deri më 8 mars.

■ "Jam lypësi më i gjatë në planet", Rama për sigurimin e vaksinës: Po diskutojmë me tre shtete mike, presim vulën. I ke hapur derën Bashës pas 25 prillit? Përgjigjet kryeministri Rama. "Shumë shpejt nis vaksinimi masiv", Rama flet për ekonominë: Kemi ambicie rritjen e pagës minimale

■ Trafikonin lëndë narkotike. Goditen dy banda italo-shqiptare, dhjetra të arrestuar; Pamjet e operacionit.

■ Zgjedhjet e 25 prillit, mjekët i dërgojnë letër KQZ-së dhe partive politike për zbatimin e masave anti-Covid

■ Pas 43 ditëve nën ujë për shkak të përmbytjeve, fshati Obot në qytetin e Shkodrës, ka dalë nga izolimi.

■ Pas betejës me Covid-19 Yuri Kim takon me kreun e KQZ-së, në fokus zgjedhjet e 25 prillit

Të fundit