Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al ju sjell një blic lajmesh nga vendi në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

Surprizat e koalicionit opozitar: Nga partia e Mark Frrokut, e Bamir Topit apo deputetit ‘tradhtar’ 

E lidhur: Idrizi dhe Mediu pas marrëveshjes me Bashën: Koalicioni i bashkuar kundër së keqes. Vlera e Ramës është pazari!

21 viktima nga Covid-19 në Shqipëri, rënie e lehtë e të infektuarve në 24 orë 

■ Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi sot se do vijojnë te mbeten në fuqi masat aktuale në kuadër të koronavirusit. Fico dhe Brataj japin detaje mbi situatën. Rakacolli: Nuk të detyron njeri që të hipësh në autobus, zgjidhni orarin e përshtatshëm. 

■ Ka nisur vaksinimi i të moshuarve në Shkodër dhe pritet që të përfundojë brenda disa ditëve. Gjithashtu vaksinimi i bluzave të bardha nisi edhe në Berat.

■ Bamir Topi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i  Frymës së Re Demokratike. Dorëheqja e tij e menjëhershme dhe e parevokushme vjen një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes për tu bashkuar në koalicionin e opozitës së bashkuar.

■ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren Maria Qirjazi. Shkarkimi i Qirjazit bllokon punën në Gjykatën e Apelit pasi nuk plotësohet kourumi i nevojshëm për mbajtjen e seancave.

■ Dy muaj para zgjedhjeve vota e emigrantëve në pikëpyetje, Celibashi: Nuk ka ende rezultate konkrete

E lidhur:  Si do të veprojë KQZ nëse Tom Doshi kandidon në zgjedhje? Pergjigjet Celibashi

■ U qëllua me dy plumba tek Piramida, kush është biznesmeni i përfshirë në trafikun e drogës dhe që po hetohej nga SPAK

Të fundit