Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Pse një marrëveshje dhe jo një koalicion PD-LSI-e shpjeguar

Mbërrijnë 15,210 dozat e vaksinave të Pfizer, Rama nga Brukseli në Rinas për t'i pritur, Së shpejti nis vaksinimi i personave nën 65 vjeç. Brenda 10 ditëshit të parë, në Shqipëri do të vijnë 14 mijë vaksina nga Astra Zeneca, e cila është rekomanduar për personat nën moshën 65 vjeç. 

■ Në Gjirokastër disa persona rezultuan me koronavirus, pasi morën vaksinën. Mjeku Arenc Brahimi tha se personat e prekur pas marrjes së vaksinës kanë pasur shenja por nuk kanë treguar.

■ Një vit pas denoncimit të PD për tenderin e ushqimeve, SPAK merr të pandehur 3 zyrtarë të ministrisë së Mbrojtjes; PD: SPAK dështoi, hajdutët e vërtetë që duhet të ndëshkojë

■ "Shit-blerja e votës", përfaqësuesit e BE: Të zbatohen rekomandimet e ODIHR, do të ketë vëzhgues në terren

■ ‘Basti’ i Metës për zgjedhjet: Nëse Rama fiton 71 mandate, më 26 prill jap dorëheqjen

■ Hekurudha Tiranë-Durrës, Rama na ‘shiti’ një projekt 3D të kopjuar nga Katari

■ Në konfeencën e përbashkët me kryeministrin Rama, Josep Borrell deklaroi se Shqipëria është në rrugë të mbarë në realizimin e reformave, por theksoi se partitë politike duhet të kujdesen që në listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit të ketë njerëz me integritet.

■ Pas firmosje së marrëveshjes për zgjedhjet e 25 prillit, Kryretari i LD, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi mbajtën fjalën e tyre. Kreu demokrat tha se ky është hapi i parë i një udhëtimi të madh.

■ Zbardhet deklarata e Këshillit të SA. Nga reformat, zgjedhjet dhe integrimi, si vlerësohet Shqipëria; Theksi te dialogu mes partive. "Ne e kemi bërë punën tonë", Rama kritika BE-së në Bruksel për vaksinat: U lamë mënjanë  

■ Kuvendi zgjodhi si kryetar të Këshillit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungon me 77 vota. Çfarë miratoi tjetër Kuvendi sot. Protestat për vrasjen e Klodian Rashës, Çuçi bën bilancin: 46 efektivë të dëmtuar dhe 578 persona të proceduar.

Të fundit