Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■‘Ethet’ e 25 prillit, kush janë emrat e sigurt në listat e kandidatëve për deputetë të PS dhe PD 

■ ‘Je i shëmtuar, nuk ke të drejtë të shkosh në festë’/ A është nxitje bullizmi ky tekst i abetares në shkollat shqiptare?   

■ Sërish shifra të larta nga Covid-19 në vend, 851 raste të reja në 24 orë dhe 21 viktima, ndërron jetë në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ 27-vjeçarja

Bardhi: Do ta zhbëjmë reformën territoriale. Nëse s'kemi 84 mandate, do t'i drejtohemi popullit me referendum

■ VENDIMI / Deputetët s'do përfitojnë shpenzimet e karburantit, dietat dhe qiratë e banesave gjatë fushatës

Kurti takon Ramën, Metën dhe Bashën në ditën e dytë të vizitës në Shqipëri

■ Del rezultati final i zgjedhjeve në KosovëVetëvendosja fiton 58 deputetë, i duhen dhe tre për formimin e qeverisë

■ "Dhuna në protestat për TK dhe vrasja e Klodian Rashës", Freedom House:  Shqipëria ka rënë një pikë më poshtë, ndërsa Kosova dy pikë. 

■ "Shqipëria ka nevojë për ndryshim", Kurti prezanton Boiken Abazin; Flet për raportin me Ramën. Ndërkohë Abazi kërkoi mbështetje nga Kurti dhe Kosova për ndryshim në Shqipëri. 

■ Deputetja Vasilika Hysi është larguar nga PS, ku bën pjesë që prej vitit 2009. Rama: Do t'ju hapë rrugë kalamajve

■ "Biden do të mbështesë faktorin shqiptar dhe Ballkanin Perëndimor", analisti grek: Athina duhet të shqetësohet

■ Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë publik raportin për vitin 2020 për Shqipërinë. Në raport, shkruhet se vendi ynë nuk ka bërë asnjë përparim në pastrimin e parave dhe krimeve financiare për vitin që lamë pas.

■ Prokuroria mbyll hetimet për Klodian Rashën, efektivi i policisë akuzohet për vrasje me dashje

■ Etilda Gjonaj në krye të listës së PS për Tiranën

 

Të fundit