Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Intervista- Listat/ Edlira Gjoni për Politiko: PS ka paketim të bukur me hile të vjetra, PD s’ka mbajtur ende shënime serioze për fushatën

■ Nuk u rendit në ‘zonë të sigurt’, reagon Fatmir Xhafaj: Pse pranova të jem i 23-ti në listën e Tiranës

Kristaq Kume kap gabimin e partive: Nuk e zbatuan ligjin kur dorëzuan listat, KQZ duhet t`i kthejë

Vetëm një vit më parë bota nuk ia kishte idenë se çfarë e priste. Një kujtesë e dhimbshme për të dashurit e humbur. Pandemia në një vit - miliona infektime dhe të vdekur.

Vajzat e bukura të ekranit dhe personazhe të tjerë të njohur që po përdorin statusin "VIP" për t`u përfshirë politikisht në zgjedhjet e 25 prillit.

Basha nuk iu "bind" Komisionit, kush janë 6 të skualifikuarit që i vendosi në lista

■ Nga Ristani te Pollo, kush janë 6 të vlerësuarit nga Komisioni që u lanë jashtë listës nga Basha

Lista e PS / Emrat e rëndësishëm që janë në “zonën e ftohtë” dhe ata që u “dogjën fare

■ Krahasimi me 2017-tën, kush janë 13 ish-deputetët e PD-së që nuk rikandidojnë më 25 prill

■ Rama e renditi të 11-tin, Alket Hyseni tërhiqet nga gara për deputet në Vlorë

KQZ nis verifikimin e kandidatëve për deputet

■ Prej një viti Shqipëria është në ethet e Covid-19. Bilanci i një viti pandemi, më shumë se 1900 viktima; 43 mjekë e infermierë dhe 25 efektivë ndërruan jetë.

■ Operacioni ndërkombëtar anti-drogë. Grupi trafikonte kanabis nga Shqipëria në Itali dhe më pas dërgohej në Gjermani me autobusë e trena; arrestohen 55 persona, 27 prej tyre shqiptarë

■ Nuk rikandiduan në 2019-ën. Kush janë ish-kryebashkiakët që u 'shpërblyen', duke u përfshirë në listat e PD

■ Rama sulmon listën e PD: E vetmja risi është Gjekmarkaj, qytetarët duhet të zgjedhin mes Luljeta Bozos dhe Sali Berishës. "Ditmiri zbriti nga treni", Rama flet për Bushatin dhe Xhafajn: Nuk lanë gjë pa i thënë, e sulmuan si kafshë.

Të fundit