Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ E përjashtoi se nuk iu bind Ramës, a do jetë i ngjashëm fati i Dritan Lelit me atë të Shpëtim Gjikës?

Të lidhura: Refuzoi të ishte pjesë e listës, Rama "hakmerret" ndaj kryebashkiakut të Vlorës: Nuk është më pjesë e jona. Ai i ka dërguar mesazh anëtarëve të Asamblesë së PS në Vlorë, ku kërkon përjashtimin e kryebashkiakut Dritan Leli.

Rama tregon pse renditi Majkon e Xhafajn në ‘zonën e ftohtë’ në listën e PS: Kemi një qasje të re

Shpërthim tritoli automjetit të prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme te Komuna e Parisit 

E lidhur: Iu hodh mjeti në erë me tritol, kush është Arjan Muçi, prokurori që ka në dorë dosjet e Vettingut

■ U konfirmua zyrtarisht edhe në Shqipëri, studimi: Varianti britanik i Covid-19 është 64% më vdekjeprurës se llojet e mëparshme

■ Masat mbeten në fuqi, konfirmohet varianti britanik; Çfarë thanë ekspertët për situatën me Covid-19: 3500 fëmijë të infektuar. Largohet Çomo dhe Kalo, Manastriliu prezanton anëtarët e rinj të Komitetit Teknik të Ekspertëve.

■ Është vënë re një ulje e lehtë e rasteve ditore me koronavirus. Kjo është shoqëruar me më pak testime të kryera. Ditët e fundit janë kryer rreth 3 mijë testime në ditë, ndërkohë që më herët numri i tyre ishte rreth 3 mijë e 800, por edhe më tepër.

■ Manastirliu dhe Ahmetaj autorizohen për zhvillimin e negociatave për të siguruar vaksinën anti-Covid. Nuk përjashtohen as vaksinat e prodhuara në Rusi dhe Kinë, përpos atyre që janë miratuar për përdorim në BE.

Të fundit