Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Pas kërkesës së KQZ, dekriminalizimi nis verifikimin për tre kandidatë: Boiken Abazi, Pal Shkambi dhe Rezart Tushën

E lidhur: KQZ miraton listat shumë-emërore të PS, PD dhe LSI për zgjedhjet e 25 prillit, ndryshimet e dorëzuara

■ Kryetarja e KLGJ, Llagami: Me 4 kandidaturat e reja Gjykata e Lartë bëhet funksionale

■ Komiteti Kombëtar i Imunizimit merr vendimin: Vaksinimi me AstraZeneca në Shqipëri do të vijojë 

E lidhur: Bilanci i Covid-19 në Shqipëri: 17 viktima, bien infektimet 

Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për “karrierën ushtarake”, miratohet ndryshimi i emrit të bashkisë së Urës Vajgurore

Balla: PD-LSI bllokuan votat e emigrantëve

Hapet tuneli nr. 4 tek “Shqiponja”, lehtëson trafikun nga Tirana drejt Durrësit

PD ridepoziton në KQZ listën e kandidatëve pas korigjimit

■ Ekologjisti gjerman letër Ramës dhe BE-së: HEC-et përbëjnë rrezik, të planifikohet sa më shpejt Parku Kombëtar i Vjosës. Veç hidrocentraleve, ekspertët shohin ai rrezik edhe ngritjen e aeroportit të Vlorës.

■ Prokuroria e Durrësit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar dosjen në gjykatë 21 persona. Këta të fundit akuzohen se kanë votuar më shumë se një herë në zgjedhjet e 25 qershorit të vitit 2017. I akuzuari Armelin Zeza kishte votuar në emër të 25 shtetasve të tjerë që ndodheshin jashtë shtetit.

■ Konferenca e Kryetarëve miraton programin e punës, seanca e fundit e Kuvendit 20 ditë para zgjedhjeve. Murrizi ftesë Xhafajt: Bashkohu me mua që të përzëmë herësin e përshtirë dhe të hapim listat 

■ “Më duhet oksigjen, do më vdesë pacienti rrugës", pak mjekë dhe pa protokoll, Investigimi i Birn: Beteja në hije e spitaleve rajonale me Covid-19. 

Të fundit