Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ 'Non grata' nga SHBA, KQZ regjistron Tom Doshin në zgjedhjet e 25 prillit

■ Përplasjet te zyra e FRD, presidenti Meta letër institucioneve: Përpjekje e mazhorancës për të minuar pluralizmin politik

■ Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Ariol Halilajt dhe nipit të deputetit të PS

■ Covid-19, BE planifikon lëshimin e certifikatës dixhitale për të udhëtuar brenda unionit para verës

■ Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka propozuar Presidentit Ilir Meta katër emra për pozicionet e lira në Gjykatën e Lartë. Gjyqtarët që KLGJ i ka çuar Metës janë Sokol Binaj, Albana Boksi, Sandër Simoni dhe Klodian Kurushi.

■ Pezullimi i vaksinës AstraZeneca në shumë shtete, shkaktoi panik edhe në Shqipëri. Por ka pasur edhe raste, ku mësuesit kanë refuzuar të marrin vaksinën.

■ U tha se vaksinohen rreth 1 mijë persona në ditë, por nga janari vetëm 30,031 doza të marra. Deri më tani janë siguruar rreth 80 mijë vaksina.

■ Ministria e brendshme ka nxjerrë dje listën përfundimtare të zgjedhësve. Kjo vjen rreth një muaj para ditës së zgjedhjeve parlamentare, të cilat janë vendosur të mbahen më 25 prill.

■ Përplasjet në Elbasan, Rama: PD provokoi, po krijon ide të kundërta me montazhe skuthash. Rama thirrje Bashës: Frenohu, tufat me 2 gishta janë dëm i madh për situatën e pandemisë.

KQZ miraton sot listën finale të kandidatëve të koalicionit “Partia Demokratike- Aleanca për Ndryshim'', duke i nxjerrë jashtë 78 kandidatët e tepërt. PD e quajti një vendim të paligjshëm dhe të diktuar nga interesat politike të maxhorancës. 

■ Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, rikthehet për gjykim dosja e ish-kryebashkiakut Fran Frrokaj

■ Kupa e Republikës/ Skënderbeu, LaçiTeuta dhe Vllaznia kalojnë në gjysmëfinale, eliminohet Partizani dhe Kukësi

Të fundit