Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Nga Tirana në Elbasan, incidentet parazgjedhore që po ‘ndezin' fushatën e 25 prillit

E lidhur: U përplasën fizikisht në lokal, Boçi: Tentoi goditjen deri në kërcënim me jetë; Luca: Politikan që sillen si rrugaç

■ Hidhet shorti për renditjen e partive në fletën e votimit, PSD e Tom Doshit e para, ku renditen PS , PD dhe LSI

■ Padia e PR për tubimet, Gj. Kushtetuese ‘rrëzon’ ministrinë e Shëndetësisë: Komiteti Teknik të rishikojë masat

■ Agjencia Europiane e Barnave jep vendimin për AstraZeneka-n: Është e sigurt, nuk ka lidhje me trombozën

■ ISP ka konstatuar se në listat për deputetë janë vendosur persona të cilët janë funksionarë të administratës publike, gjë e cila bie ndesh me Kodin Zgjedhor. ISP i kërkon KQZ-së të zgjidhë menjëherë këtë problematikë të përsëritur.

■ Rama bëri me dije se shumë shpejt në vendin tonë do të mbërrijë një sasi e konsiderueshme vaksinash. Bino për skeptikët e AstraZencës: Edhe unë kam pasur probleme pas Pfizerit.

■ Kryeministri Rama prezantoi planin për ujin dhe energjinë: 100% ujë të pijshëm në 24 orë brenda mandatit të tretë. Ai krahëson sportelet e Shqipërisë me të Francës dhe Gjermanisë. Reagon PD: Ka abuzuar me tenderat dhe zhvatur paratë.

■ KQZ refuzon të regjistrojë kandidatin e pavarur në Berat dhe konfirmon të Shkodrës. Gjithashtu ka pranuar të regjistrohen listat e partive si BD, LDSH, BK, etj.

■ Në të gjithë Bashkimin Evropian, rastet me Covid-19 kanë filluar të rriten në mënyrë të qëndrueshme. Pse po rriten rastet me Covid-19 në Evropë pavarësisht vaksinimit? 

Të fundit