Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

Nis vaksinimi i 500 mjekëve e infermierëve të Kosovës në Kukës, Rama: Do vaksinojmë 11 mijë personel shëndetësor 

■ Postimi provokues i Vuçiç me flamurin serb mbi Kosovë, reagon Rama: Hartë leshi! Është ngërçi i Serbisë jo i yni

Vritet me armë zjarri Edmond Koçi, anëtari i bandës së Lul Berishës dhe miku i Shullazit 

E lidhur: Atentati me armë zjarri në Durrës, kush është Edmond Koçi, i njohur si ‘Mond Çekiçi’

■ “Enver Hoxha kishte më shumë të mira”, Luljeta Bozo sqaron deklaratën: Më shtrembëruan fjalët për qëllime politike

■ Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë humbur jetën 11 persona nga Covid-19. Ndërkohë me rritjen e testimeve është rritur dhe numri i infeksioneve krahësuar me një ditë më parë. 

■ Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka denoncuar shembjen e fasadës së maternitetit "Mbretëresha Geraldinë" në bulevardin ‘’Zogu i Parë’’. Ky objekt ishte monument kulture i kategorisë së 2-të prej marst të vitit 2007.

■ Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi që të kalojë për shqyrtim kërkesë-ankesën e Partisë Demokratike për heqjen e kandidatëve nga lista për deputetë. Seanca do të zhvillohet ditën e martë në orën 10:00 dhe relator u zgjodh me Elvis Çefa.

Të fundit