Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ “Provokim qesharak, mendova si ishin meme”, si ndryshoi qasja e Edi Ramës ndaj vaksinave ruse-e shpjeguar

■ 10 mijë vaksina ruse për Shqipërinë, ç’dimë për Sputnik V: E pranuar nga 40 shtete, por e pa miratuar nga EMA-e shpjeguar

■ KQZ zbardh listën e kandidatëve që do të dërgohen për verifikim, mes tyre emra të PS dhe PD

E lidhur: Të dëbuar dhe ‘non grata’/ KQZ i dërgoi për verifikim, ç’kanë deklaruar 12 kandidatët në formularët e dekriminalizimit

■ Kuvendi voton qeverinë e re, Albin Kurti për herë të dytë Kryeministër i Kosovës

E lidhur: Kush është Hajrullah Çeku, u dorëhoq në qeverinë e Edi Ramës, u emërua ministër nga Albin Kurti 

■ Në vendin tonë mbërritën 10 mijë vaksina ruse Sputnik V. Ato janë dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara. Rama: Priten sasi të konsiderushme dozash.

■ Përgjimet e policisë testi i Poligrafit, i përdorur në përzgjedhjen e drejtuesve të Byrosë Kombëtare kanë përfunduar në Gjykatën Kushtetuese. Komiteti Helsinkit: Shkel të drejtat e njeriut; kur do të shqyrtohet Publikuar.

■ PD kujton fitoren e 1992-it, Basha: Hoqëm vizat dhe anëtarësuam vendin në NATO, tani kemi tjetër mision. Berisha bën bilancin, liston reformat e PD ndër vite: Ne ndamë epokat.

Konstituohet Kuvendi i ri i Kosovës. Kryetar u zgjodh Galuk Konjufca. Çfarë u vu re gjatë seancës; Kurti pret ftesën pret ftesën për formimin e qeverisë. I pyetur për emrat e ministrave, ai tha së shumë shpejt do të bëhen publike edhe për mediat.

■ Deri në vitin 2030, 1 ndër 10 persona nuk do të dijë të shkruajë dhe lexojë. Organizata kundër varfërisë paralajmëroi se 70 milionë fëmijë mund të preken nga anafalbetizmi vetëm në 2021.

■ Rezultatet nga prova e shumëpritur e SHBA-së për vaksinën AstraZeneca kanë konfirmuar se është e sigurt dhe efektive. Vaksina ishte 79% efektive ndaj koronavirusit.

■ Një grup i shkencëtarëve nga e gjithë bota besojnë se ka një numër në rritje të provave që Covid-19 mund të shkaktojë diabet në disa pacientë. Studimi është kryer së fundmi.

Të fundit