Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Thirrjet e Yuri Kim për Tom Doshin, reagon qeveria: Nuk janë për PS

Kandidatja Elona Guri konfliktohet me qytetarin, LSI: Policia gënjen, denoncoi djalin e Lefter Kokës se vuri përgjues në zyrën qendrore

E lidhur: Nga ‘çunat problematikë’ te ‘boksi’ në Elbasan e Durrës, incidentet që po prijnë fushatën elektorale-e shpjeguar

Skandali me fondet e tërmetit, paratë janë shpërndarë edhe tek personat jashtë vendit

■ Gjenden 29 milionë vaksina të AstraZeneca-s të fshehura në Itali, u zbuluan pas sinjalizimit nga KE 

■ Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri me dije se shumë shpejt në Shqipëri do të mbërrijnë vaksinat kineze. Ajo tha se javën tjetër do të nisë vaksinimi masiv.

■ Kim rikujton vendimin e DASH për Tom Doshin: PD nuk e do në Parlament! Ajo ngre pyetjen se përse heshtin palët e tjera, ndërsa shton se kështu po lihet të kuptohet se janë 'aleatë'.

Nisën punën katër anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë. Ata nuk u betuan te presidenti, pasi kanë statusin e magjistratit dhe janë betuar kur kanë marrë detyrën më herët.

■ 22 vite nga fillimi i sulmeve të NATO-s në Kosovë, si nisën bombardimet ndaj forcave serbe. Bombardimet filluan pas aksioneve të shumta të forcave serbe, djegieve dhe dëbimeve masive në vitin 1998 

■ Pandemia dhe luftërat, paralajmërimi i OKB: Mbi 30 milionë njerëz rrezikojnë të vdesin nga uria. Uria po nxitet nga konfliktet, ndryshimet klimatike dhe pandemia.

■ PD-PS "përplasen" në hapjen zyrtare të fushatës elektorale, Basha mbledh demokratë në sheshin "Nënë Tereza"Rama bledh socialistët në sheshin "Skënderbej"

■ S'ka lejim të grumbullimeve, Komiteti i Ekspertëve lë në fuqi kufizimet aktuale edhe për dy javë

Rama niset drejt Turqisë për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19

Irena Gjoka zgjidhet zëvendës kryetare e Gjykatës së Posaçme. 

Të fundit