Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Yuri Kim kërkoi ndalimin e kandidimit si deputet, Tom Doshi thyen heshtjen: Jam njeriu kyç që reforma për drejtësi kaloi në parlament 

■ “Fabrikë për prodhimin e vaksinave”, si po ndjek Rama modelin e Vuçiç-e shpjeguar

■ 1.2 milion doza për Shqipërinë, çfarë duhet të dime për vaksinën kineze?-e shpjeguar

■ Bllokimi i anijes në kanalin e Suezit do ndikojë edhe në Shqipëri

■ Celibashi konfirmoi se vota e emigrantëve nuk do të jetë e mundur as në këto zgjedhje. Ai iu bëri thirrje subjekteve politike të refuzojnë donacionet e dyshimta si dhe të mos përdorin administratën për sigurimin e votave; flet për Tom Doshin.

■ Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manatirliu bëri me dije se të dielën nis vaksinimi masiv i grupmoshave mbi 70-vjeç. Ndërkohë sot fillon shpërndarja në të gjithë vendin.

■ Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur për dialogun me Serbinë. Ai ka treguar edhe kërkesat kryesore që do të parashtrojë Kosova.

■ Përhapja e varianteve të reja të virusit ka çuar në limetet e kapaciteteve spitalet në disa vende. Krerët e BE-së po diskutojnë për prodhimin e vaksinave brenda bllokut.

KQZ çon për verifikim të thelluar 28 kandidatë për deputetë

Të fundit