Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Koalicioni opozitar shkon me 153 kandidatë në zgjedhje, cilët janë emrat e skualifikuar 

■ Ulje e të infektuarve? Si është reduktuar numri i testimeve në 10 ditët e fundit

Italia njeh zyrtarisht patentat shqiptare, vendimi në Fletore Zyrtare 

■ Video/ Momentet e fundit të Arjan Salës, vrapon drejt zjarrit për të ndihmuar kolegët

■ Bien dakord Zaev dhe lideri i VMRO-DPMNE, shtyhet regjistrimi i popullsisësë së Maqedonisë së Veriut 

■ Covid-19 i merr jetën deputetit socialist Bashkim Fino. PS dhe PD ndërpresin aktivitetet politike.

E lidhur: Miqtë dhe kolegët përcjellin mesazhet e ngushëllimit. Të djathtë dhe të majtë homazhe në nder të Bashkim Finos; Rama dhe Basha të shoqëruar nga bashkëshortet.

■ Kolegji Zgjedhor ka hedhur poshtë vendimin e KAS-it, duke pranuar padinë e PS për listat e koalicionit zgjedhor. Koalicioni opozitar shkon me 153 kandidatë në zgjedhje.

■ Arjan Sala shpallet "Dëshmor i Atdheut". Rama dhe Veliaj në shtëpinë e Arjan Salës, dorëzojnë titullin; familjarët: Na lehtëson pak dhimbjen.

■ Ambasdorja e SHBA-ve në Shqipëri Yuri Kim iu bën thirrje shqiptarëve që të mos e shesin votën e tyre dhe të mos e dorëzojnë fuqinë te kriminelët.

Të fundit