Flash News
"La Roja" në finalen e Botërorit, Franca dorëzohet në gjysmëfinale
"La Roja" godet e para! Spanja merr avantazhin ndaj "Gjelave"
Policia jep detaje nga aksidenti në Cërrik: Dy viktima dhe një i plagosur
Marta Kos i kërkon qeverisë shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike: Të harmonizohet me standardet e BE-së
Aksident tragjik në Cërrik, dy makina përplasen “kokë më kokë”, humbin jetën dy persona
Profile të paautorizuara/ ‘Të përjashtuarit’ nga listat e PD; Politiko 'shqyrton' pse-të e ‘Komisionit Ruli’
Politiko.al
Më poshtë është një seri profilesh të ish-deputetëve dhe antarëve të Kryesisë të lënë jashtë mundësisë së kandidimit nga Komisioni i ngritur në Partinë Demokatike, për të përzgjedhur më të mirët për listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Politiko është munduar të mendojë si selektorët e PD, dhe cilat mund të kenë qenë arsyet e vendimeve të tyre. Në jo pak raste kemi përdorur edhe burime brenda Komisionit për të konfirmuar dyshimet tona.
Ervin Salinaji
I aftë të bëjë çdo gjë, mjafton ta bëjë ai. Mirë a keq nuk ka rëndësi; e rëndësishshme është që të bjerë në sy ndërkohë që ai vetë një sy e mban nga Basha. Produkt i invesitmit të Henri Çilit në media, ai la universitetin publik për t’iu bashkuar organizatës private UET, dhe ky largim nga publikja drejt privates duket se është edhe thelbi i tij politik.Nga UET-i mori një diplomë prej juristi, një biznes, teza politike dhe promo mediatike.
Për atë djalë termi ‘dëm kolateral’ (anësor) nuk ekziston. Me historinë e Babales i shkaktoi dëm vetes, por jo pak edhe PD. Në këtë dhe të tilla sjellje duket se qëndrojnë fijet që e lidhin me Bashën. Këto konsiderata kanë qenë, me sa duket, përcaktuese në vendimin e Komisionit për ta lënë jashtë listave, të cilit me të vërtetë i dhimbsej më shumë PD se Salianji. Dhe ky ka qenë nga rastet kur Komisioni ka qenë unanim.
Arben Kashashu
Rrokullisja e tij në maloret e PD duket se e humbi forcën e nxitimit që në të përpjetën e parë. I dalë nga asgjëja, ai u shfaq butësisht në krah të Bashës si sekretar i Marrdhënieve me Jashtë. Dihet se çdo afrim dhe largim politik ka kosto, afërmendsh edhe një i tillë si ky i Kashahut me Bashën e ka çmimin e vet.
Produkti i tij politik mbetet ende inekzistent, ose të paktën i padukshëm. Sa i takon rolit mediatik apo protagonizmit publik mund të thuhet se Kashahu mbetet vetëm një foto çasti. Kjo monsnjohje dhe mungesat e kontributit politik kanë qenë baza e arsytimit të Komisionit.
Klevis Balliu
Janë 13 të sakrifikuar dhe është e vështirë të gjesh cili është Juda dhe cili Krishti, por e sigurt është se te secili ka ngapak sakrificë dhe ngashumë tradhti. Dhe Komisioni, si një Koncili, nuk ua çmoi sakrificën, por nuk e tregoi Judën.
Hyri në politikë si 'djali i Fahriut' dhe, megjithëse u përpoq shumë, nuk ia doli të shkëputej dot nga ky përcakim. Kjo edhe për fakin se, sa më shumë mbante aksione politike që duket sikur e largonin nga modeli, aq më shpesh i rikthehej dhe ngjante me të atin. U tregua i aftë të përqafojë me pasion të pabesueshëm çdo kauzë po aq të pabesueshme. Gjithaq i aftë që t’i shërbejë liderit me vetëdijen se po i shërben ekzaktësisht vetes. Prova më monumentale mbetet libri ‘Misoni Unaza’, i cili nuk dallon shumë nga librat e të atit. Duhet thënë se Balliu Jr. nuk e ka diabolizmin e të atit, dhe brenda në PD, ata që e njohin, thonë se fitoi goxha simpati, se dukej aq larg tipologjisë së tij.
Protesta e stërzgjatur tek Astiri ishte një trajnim i vërtetë politik për të. Si një borxh ndaj mungesës së një të shkuare politike. Mbasi për një vit e gjysëm e la Pogradecin për Unazën, duke besuar se ishte kauzë e Bashës, i humbi të tria, Pogradecin, Unazën dhe Bashën.
Endri Hasa
Shumë njerëz nuk e mbajnë mend që ka qenë deputet, por do kujtohet ndoshta gjatë për veprimin e të qëlluarit me vezë të kryeministrit në Kuvend. Precedent i shëmtuar në historinë e parlamentarizmit shqiptar, një veprim i kuptueshëm për qënie të dëshpëruara, si psh të pastrehët dhe të papunët, por asesi për një parlamentar. Kjo i jep të drejtë gjithkujt nesër që t’i kthehet me të njëjtën mënyrë kryetarit nga xhepi i të cilit dolën ‘predhat’ e pularisë.
Romeo Gurakuqi
Një profil i vështirë. Profesori ngjalli shumë shpresa, se më në fund në të djathtën politike do të shkëlqente historia. Jo vetëm si lëndë të cilën Gurakuqi e jep në Universitet, por edhe si trashëgimi e politikës. Për qindra arsye kjo nuk u sendërtua. Më e para naiviteti në raportet e tij me politikën. I hedhur në Shkodër, prej nga vjen, një bastion i PD, por edhe zonë asapk e lehtë për të rritur 'kockën politike', Gurakuqi u gjend nën rrethim, ashtu si qyteti i tij.
Më shumë bujë bëri sherri i tij me Komisionin kur u ç’deputetëzua, se sa dita kur u bë deputet. Dhe bash këtu gjendet edhe impasi i aktivitetit të tij politik: ai nuk e kuptoi se, pikërisht përplasja dhe jo ‘profesorati ‘është thelbi i politikës shqiptare. Historia e paraardhësit të tij, Luigj Gurakuqi duhet të kishte qenë edhe leksioni i tij parë.
Izmira Ulqinaku
Për Izmirën mund të thuhet se ‘u vra’, ashtu si i afërti i saj- një prej dëshmorëve të demonstratës së 2 prillit në Shkodër- pa u futur në politikë. Duke qenë, jo zyrtarisht, ‘zëvendësuese’ e Jozefinës, nuk ishte hija e kësaj të fundit që e pengoi të rritej, sa paqartësia në vendimet dhe veprimet e lidershipit demokrat. Veç kësaj, sprova e saj parlamentare qëlloi jetëshkurtër, sërish prej vendimit për të braktisur Kuvendin. Ashtu siç emri i saj sugjeron një gjeografi pa adresë mes Izmirit dhe Ulqinit, edhe aksioni i saj politik është i vakët.
Lorenc Luka
Luka ka pamjen dhe mbiemrin për të qenë një përfaqësues i denjë i Shkodrës në Tiranë, por shkolla e tij politike duket se ishte praktikimi i... asnjë shkolle politike. Ish-kryebashkiak i Shkodrës, ai e pati të vështirë të hiqte petkun dhe (vetë)besimin e një drejtuesi lokal dhe të merrte në dorë ‘listën dhe fatet e kryeqytetit të veriut’.
Dmth shumë pamje për asgjë.
Xhemal Gjunkshi
Përveç bashkëtingëlloreve të tepërta, dhe sforcimit për të mos ngatërruar ‘xh’-në e emrit me ‘gj’-në e mbiemrit, ish-deputeti nuk la gjurmë në aktivitetin politik. Autoriteti që duhet t’i jepte grada e gjeneralit mund të futej në punë për qëllime politike, por me sa duket koha e shkurtër në Parlament nuk i la radhë që të merrte kthesën.
Fatbardha Kadiu
Kur emri i saj u shfaq, pak pas mesantës, në listën e Bashës për Durrësin, në një vend të sigurt, në vitin 2017, shumë vetë kujtuan se sekretariati i PD ia kishte ngatërruar emrin me Fatbardh Kadillin, sekretarin e Burimeve Njerëzore në parti. Në vijim, të vetmet gjëra të sigurta mbetën fakti se ajo nuk ishte Kadilli dhe vendi që i dha Basha në ‘listën fatkeqe të 2017’.
Nada Meçorapaj
E dyta në listën Vlorës, Meçorapajn e ndoqi mallkimi i asaj renditjeje të çuditshme, ku biznesmeni i suksesshëm Shehaj ishte i pari, dhe Vangjel Dule i ‘partisë së grekëve’ i treti, duke lënë jashtë çamin Dash Tahiri dhe numrin 2 të partisë, Arben Ristanin. E palodhur në përpjekje për ta mbushur vakuumin e Vlorës, ndoshta kuptoi se fati e kish hedhur në listën e deputetëve në kohën e gabuar. Në vend që të luante rolin e lubrifikantit në terrenin e vështirë politik të Vlorës u detyrua të bëhej amortizatori.
Andon Frrokaj
Kur u shpall kandidat në listë, habiti me emrin ortodoks dhe mbiemrin katolik, në një qytet të veriut si Lezha. Nuk habiti më. Ndoshta as veten.
Ndërkohë, që kjo është jehona në Tiranë, sigurisht, për eksponentët dhe realitetet lokale, vlen ajo se çfarë mund t’i thotë Frrokaj Lezhës.
Lindita Metaliaj
Një grua në listën e PD. Komisionit i është dashur që të përballojë ndërhyrjen e Bashës për një apo dy raste grash në Tiranë, dhe kjo e ka ndihmuar të mos dorëzohet në rastin e Lezhës dhe të Metaliajt.
Luan Baçi
Aktivizmi i tij politik ka qenë i pareshtur, por ka raste kur kursimi është virtyt dhe shpërdorimi e kundërta. Protagonizmi politik pa fjalorin, pa tezat dhe pa thelbin, nganjëherë duket sikur është asgjë më shumë se çfarë është në të vërtetë: teprim.
Tritan Shehu
(shih listën e drejtuesve të qarqeve)
Të fundit
Emigrantët shqiptarë protestë në Këshillin Europian, kërkojnë dorëheqjen e Ramës
14 July 2026, 22:55
Gazetari: Për një vend pune si mësues paguhen deri në 10 mijë euro
14 July 2026, 22:30
Oyarzabal hyn në histori! Barazon rekordin legjendar të Butragueños
14 July 2026, 22:13
"La Roja" godet e para! Spanja merr avantazhin ndaj "Gjelave"
14 July 2026, 21:40
Policia jep detaje nga aksidenti në Cërrik: Dy viktima dhe një i plagosur
14 July 2026, 21:19
Gjithçka gati për supersfidën, dalin formacionet zyrtare të Francës dhe Spanjës
14 July 2026, 19:55
Zhupa: Rama po mbron betonizimin, jo zonat e mbrojtura
14 July 2026, 18:47
SPAK dërgon për gjykim ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi
14 July 2026, 17:44
Trafik droge dhe pasuri kriminale, sekuestrohen 420 mijë euro pasuri në Tiranë
14 July 2026, 17:28
Berisha dënon sjelljen e Braçes ndaj gazetarit: Gjuhë gangsteri dhe dhunë fizike
14 July 2026, 17:12
Zjarr pranë fshatit Novoselë, flakët i afrohen banesave
14 July 2026, 16:57
Diktatorët nuk ngrihen vetëm
14 July 2026, 16:20
Teliti: Paratë e pista po deformojnë ekonominë, qeveria refuzon transparencën
14 July 2026, 15:59
Varret që Shqipëria ende nuk i ka gjetur
14 July 2026, 15:40
Dhuna në Zvërnec, Apeli liron nga qelia një prej rojeve privatë
14 July 2026, 15:14
A u helmua Lindsey Graham? Trump përgjigjet pas spekulimeve për Rusinë
14 July 2026, 14:37
Gazetari iu afrua për ta intervistuar, Braçe e shtyn: Ik, B***Q**ë!
14 July 2026, 14:15
Devijoi dy herë, si u kthye fluturimi Londër-Tiranë në një makth 12-orësh
14 July 2026, 14:14
Dyshohet se u vodhën 3 mln euro, shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës
14 July 2026, 13:49
Vetmia absolute e grave që " rilindën"
14 July 2026, 13:40
Pse të rinjtë e shëndetshëm jo-duhanpirës po zhvillojnë kancer të mushkërive?
14 July 2026, 13:26
Pse Banka e Shqipërisë hoqi licencat për 80 zyra këmbimi valutor
14 July 2026, 13:14
Zjarrvëniet, 29 persona të arrestuar dhe të proceduar në qershor dhe korrik
14 July 2026, 13:05
Aksident te Liqeni i Thatë, i riu me motor përplaset nga një automjet
14 July 2026, 12:45
"Largohu", Gjiknuri dhe Manja përplasen për projektligjin e tokave bujqësore
14 July 2026, 11:24
Vrasja e Renis Dobrës, zgjaten me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj
14 July 2026, 11:10
Plagosja e 22-vjeçarit në Fushë-Krujë, arrestohet autori
14 July 2026, 10:55
Përfshihet në flakë zona me pisha në Vlorë, rrezikojnë disa banesa
14 July 2026, 10:28
Botërori kthehet në makth për Senegalin, ngrihen akuza për ngacmim s*ksual
14 July 2026, 10:20
Të flasësh disa gjuhë mund ta mbajë trurin deri në 13 vjet më të ri
14 July 2026, 09:35
Ngushtica e Hormuzit bëhet përsëri fushëbetejë kyçe, rritet çmimi i naftës
14 July 2026, 09:20
73.4% e shpenzimeve shëndetësore të shqiptarëve nga xhepi shkojnë për ilaçe
14 July 2026, 09:02
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
14 July 2026, 08:24
Dhjetë sfidat që Spanja duhet të fitojë për të eliminuar Francën dhe Mbappén
14 July 2026, 08:04
Kaliumi, aleati i organizmit në vapë: Ushqimet që nuk duhet t’i mungojnë tryezës
14 July 2026, 07:34
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
14 July 2026, 07:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55