Flash News

KRYESORE

Rastësi? Pas shembjeve, Rama reklamon dasmën e vëllait të administratorit socialist të Thethit

Rastësi? Pas shembjeve, Rama reklamon dasmën e vëllait të

Thethi ende po përpiqet të normalizojë jetën pas shembjes së kabinave turistike, që sollën përplasje mes banorëve dhe forcave të IKMT e policisë. Pavarësisht rezistencës dhe kërkesave të tyre, asnjë apel i komunitetit nuk u mor në konsideratë.

Së fundmi, kryeministri Edi Rama publikoi në Facebook një video nga Thethi, ku është zhvilluar një ceremoni martesore. Pamjet tregonin një dasmë tradicionale me muzikë e valle, të cilat kreu i qeverisë i përdori për të përcjellë idenë e një Shqipërie të qetë dhe të lidhur me rrënjët.

Por pas këtyre pamjeve “spontane” që shpërndau Rama, fshihet një fakt që e vendos videon në një tjetër këndvështrim: dhëndri në dasmë është vëllai i administratorit socialist të Shalës, që administron edhe zonën e Thethit.

Ky detaj ngre pikëpyetje mbi “normalitetin” që tenton të tregojë kryeministri dhe përforcon bindjen e shumë banorëve se asgjë nuk ndodh në Theth pa bekimin e pushtetit.

Në këtë sfond, videoja e Ramës shihet jo vetëm si një postim, por si një mesazh politik dhe një narrativë e menaxhuar nga pushteti.

Ndërkohë, teksa kreu i qeverisë kujdeset për imazhin e qeverisë, banorët e Thethit ndjehen të frikësuar nga “Paketa e Maleve”, të cilën e shohin si rrezik për pronat dhe kufizim të të drejtave të tyre mbi tokën.

Të fundit