Flash News
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
“Sy të nxirë e flokë të shkulur”/ Babai i 17-vjeçares së dhunuar: Policia nuk mori masa
Tjetërsimi i pronave në Durrës/ Gjykata konfirmon masat e sigurisë për të dyshuarit
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
Shqipëria rrezikon integrimin në BE, Brukseli sinjalizon bllokimin e raportit kyç në anëtarësim

Dështimi i Kuvendit të Shqipërisë për t’ia hequr imunitetin ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e rrezikon rrugëtimin e Tiranës zyrtare drejt Bashkimit Evropian, kanë thënë disa diplomatë në Bruksel. Sipas tyre, shtetet anëtare presin që politika të mos e pengojë sundimin e ligjit dhe se për këtë, nuk do të jenë të gatshme të miratojnë raportin “IBAR”, i cili mundëson nisjen e mbylljes së kapitujve të anëtarësimit të Shqipërisë në bllokun evropian.
Shqipëria është duke e rrezikuar progresin në rrugën drejt integrimeve në Bashkimin Evropian (BE) për shkak të dështimit në Kuvend për t’ia hequr imunitetin ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila është tash deputete.
Disa diplomatë të vendeve anëtare të BE-së në Bruksel kanë thënë se shtetet anëtare nuk do të jenë të gatshme që ta miratojnë raportin IBAR për Shqipërinë, e i cili është i domosdoshëm që ky shtet, pas hapjes së të gjithë kapitujve, ta nisë edhe mbylljen e tyre. Disa prej diplomatëve evropianë, të cilët kanë folur për KOHËN në kusht anonimiteti, kanë thënë se ka shtete anëtare që dëshirojnë “me kujdes” të shohin dëshmi se në Shqipëri politika nuk e pengon sundimin e ligjit dhe se Shqipëria me vrullin e njëjtë do t’i vazhdojë reformat dhe përmbushjen e kritereve për t’u anëtarësuar në BE.
Ky reagim në Bruksel është bërë pasi Kuvendi i Shqipërisë ka votuar të enjten kundër heqjes së imunitetit të ish-zëvendëskryeministres Balluku, pasi prokurorët kanë kërkuar autorizim për arrestimin e saj nën dyshim për korrupsion. Deputetët e partisë në pushtet të kryeministrit Edi Rama, e kanë pamundësuar me 82 votat e tyre heqjen e imunitetit të Ballukut, duke nxitur protestë nga deputetë opozitarë brenda sallës së Kuvendit. Për heqjen e imunitetit të Ballukut, e cila është shkarkuar nga Rama ditë më parë, nevojitej një shumicë e thjeshtë prej 71 votash.
Ky veprim nuk ka kaluar i pavërejtur në Bruksel.
“Sigurimi i një mjedisi të favorshëm që SPAK-u ta kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për të mbështetur në mënyrë të besueshme progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE”, është thënë në një reagim nga zyra për shtyp e Komisionit Evropian (KE).
Diplomatë evropianë kanë thënë po ashtu se imuniteti në Kuvend nuk duhet të jetë pengesë për zbatimin e sundimit të ligjit dhe për ta luftuar korrupsionin në Shqipëri apo në ndonjë vend tjetër kandidat për anëtarësim në BE.
Vendimin e Kuvendit e ka mbështetur kryeministri Rama, pasi në një postim në platformën X ka shkruar se shumica e tij qeverisëse ka bërë “pa asnjë diskutim, atë që do të bënte çdo parlament demokratik i Evropës, ku kalimi i kërkesave të prokurorisë jo për arrestin pa gjyq të një deputeti si kjo kërkesa e sotme, po për të filluar apo jo hetimet, nuk është askund si kalimi pa asnjë lloj kontrolli i kufijve në zonën Shengen”.
Pas votimit, në Ambasadën gjermane në Tiranë kanë thënë se Gjermania e mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë në BE në përputhje me dëshirën e shqiptarëve, porse ka shtuar që “kusht i domosdoshëm për të përparuar në këtë proces të bazuar në merita është ndjekja penale me efektivitet e korrupsionit edhe në raste të rangut të lartë”.
“Pritshmëria jonë e qartë është që edhe në këto raste ndjekja penale përmes drejtësisë të mund të realizohet shpejt dhe pa pengesa. Prej politikës shqiptare vazhdon të kërkohet ende që ta garantojë këtë proces", thuhet në deklaratë.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i kishte kërkuar Kuvendit qysh më 16 dhjetor të vitit të kaluar që t'ia hiqte imunitetin Ballukut. SPAK-u ka ngritur aktakuzë kundër Ballukut për “shkelje të barazisë me tenderë” në rastin që ka të bëjë me procedurën e prokurimit për ndërtimin e tunelit të Llogorasë. Asokohe, ajo e ka mbajtur pozitën e zëvendëskryeministres dhe të ministres së Transportit dhe Energjetikës. Balluku është nën hetime edhe për shtatë procedura të tjera prokurimi që lidhen me disa projekte infrastrukturore në Tiranë.
Më 26 shkurt, kryeministri Rama e ka shkarkuar Ballukun nga të gjitha postet qeveritare. Por, Partia Socialiste në pushtet është kundër arrestimit të Ballukut, duke argumentuar se ajo nuk mund t'i prishë provat apo të arratiset, nuk mund ta përsërisë veprën penale dhe se rruga e SPAK-ut për ta hetuar atë është e hapur. E Partia Demokratike (PD) opozitare mban qëndrim se imuniteti nuk duhet të kthehet në mburojë apo pengesë për drejtësinë.
Për këtë arsye, derisa brenda sallës së Kuvend po zhvillohej seancë, jashtë tij janë mbledhur protestues të thirrur nga opozita me kërkesë për dorëheqjen e kryeministrit Rama. Forca të shumta policie janë rreshtuar para oborrit të Kuvendit për të mbikëqyrur situatën.
Qëkur SPAK-u ka ngritur aktakuzë kundër Ballukut, opozita në Shqipëri ka zhvilluar disa protesta, në të cilat ka pasur tensione, dhunë e dhe të lënduar, si nga ana e protestuesve, ashtu edhe nga ajo e policisë.
Shqipëria i ka hapur të gjithë kapitujt për anëtarësim në BE dhe synon të bëhet pjesë e bllokut para vitit 2030./ Koha.net
Të fundit
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29
Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!
12 July 2026, 15:49
Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
12 July 2026, 14:57
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56
Anglia do të përballet me Argjentinën pas eleminimit të Zvicrës
12 July 2026, 14:18
Shpopullimi i vendit zbraz shkollat, mbi 113 mijë nxënës më pak në një dekadë
12 July 2026, 13:31
Do shisnin disa lloje dr*gash në Vlorë, 5 të arrestuar, 2 prej tyre italianë
12 July 2026, 11:37
Dyshohet se ra në një gropë thithëse, humb jetën 33-vjeçari në lumin Mat
12 July 2026, 10:18
Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
12 July 2026, 08:48
Temperaturat shkojnë deri në 38 gradë, si parashikohet moti sot
12 July 2026, 08:33
Krim në mesnatë, vritet me armë zjarri një 50-vjeçar në Bërxullë
12 July 2026, 08:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 July 2026, 08:00
Përplasen 2 automjeti në aksin Peqin-Elbasan, 5 të plagosur
11 July 2026, 20:48
Vritet me armë zjarri një person në Shkodër, detajet e para
11 July 2026, 20:07
Farsa e Jalës dhe sheshi i Tiranës
11 July 2026, 19:48