Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shtypi britanik, 3 shkrime pompoze në një javë për Shqipërinë: Pse?

Alfred Lela
Shtypi britanik e çnderon Shqipërinë sa herë i jept rasti. Në faqet e tabloideve londinezë ka, thuajse çdo ditë, një shqiptar të keq: që ka vrarë, ka mbjellë kanabis, ka hyrë ne vend ilegalisht, e me radhë. Shkrime të tilla janë, kryesisht, të ndërtuara me të njëjtën çantë instrumentesh: stereotipizimin e shqiptarit, mosdaljen e gazetarit nga zyra, duke përdorur informacion të pakonfirmuar nga rrjetet sociale (sidomos Instagram), apo etjen për skandalistikë, e cila sjell me vete edhe rritje të tirazheve apo klikimeve.
I vetmi lajm i mire që vinte (përgjysmë!) nga Shqipëria, për gazetat britanike këto kohë, ka qenë Lea Ypi dhe libri i saj Të lirë. Në tekstin e Ypit pajtoheshin si berlinerët seriozë, The Times dhe The Guardian, ashtu dhe tabloidët e skandalistikës, Daily Mail dhe Mirror.
Në mes të dy këtyre shinave, stereotipizimit dhe shmangies (disi) së tij (rasti Ypi), herë pas here ngre krye ndonjë raportim pak rreshtësh i korrespondentit të The Economist për Ballkanin, Tim Judah, i cili vetë e pranon se, mungesa e lajmeve nga Shqipëria është lajm i mirë. Në të njëjtën kohë, të gjesh lajme në normalitet apo rutinë, sidomos për një lexues të largët dhe snob si britaniku, është thuajse e pamundur. Raportimi i tij i fundit nga Shqipëria ka qenë përpjekja e banorëve dhe mjedisorëve për të shpëtuar Vjosën nga ‘hidrocentralizimi’.
Çfarë ka ndodhur atëherë, që shtypi britanik është ngutur këtë javë të prodhojë tre shkrime pompoze për Shqipërinë? Çfarë ka bërë vendi ynë dhe qeveria për ta merituar këtë sajdisje në shtypin e Madhërisë së Saj?
The Times, në një shkrim të 9 janarit, e konsideron Shqipërinë një aleat të Britanisë në luftën kundër Kinës dhe Rusisë. Shkrimi rrotullohej rreth dy pikë ca metrave lartësi të kryeministrit Rama dhe lapsave të tij të famshëm ngjyrashumë në tavolinën e zyrës. Edhe fotoja paraqiste një Ramë basketbollist, me dorën e zgjatur në projektim të ‘tre pikëshit’, dhe një shikim fajkoi në kërkim të koshit të së ardhmes.

Titulli që evokonte aleancën britaniko-shqiptare kundër Moskës e Pekinit, nuk kish se si të mos ngjante si humor i zi anglez. Sepse britanikët kanë qenë në anën tjetër të aleancës, kur Tirana rreshtohej me pompë kundër bllokut të NATO-s, herë në krah të Rusisë e Kinës, e herë si një lunatike e vogël e vetme.
Shpërpjestimi, megjithatë, nuk mund të mos të të bëjë të buzëqeshësh, edhe pse ai kërkon të bëhet i pranueshëm me anë të përsëritjes.
E njëjta gazetë, pak ditë më vonë, më 15 të janarit, e kap Shqipërinë nga një kënd tjetër: refugjatë afganë të nisur nga Qabeja e luftës për në Amerikën e ëndrrës, e të kapur në rrjetën e gjirit të vogël të Shëngjinit, ku gjatë verës fërgohen, si sardelet e Gjergj Lucës, në vaj dhe në diell, kosovarë e shqiptarë. Tema e afganëve ngre krye në të gjitha shkrimet. Ajo shfaqet dhe konsiderohet, thuajse brutalitet, edhe në shkrimin e The Finacial Times, një tjetër gazetë britanike, e botës së financës së lartë. Ai që e konsideron të tillë (ç'i ke ato fjalë!?), është vetë kryeministri shqiptar, po në sfond të lapsave, po i pazakontë, gjithaq i gatshëm për të prodhuar epitafe për gurëvarrin e vet. Bash siç bëjnë ata që e kanë gjithmonë një sy të hapur për kah përjetësia.
Gazetari Alec Russell futet thuajse në zhanrin e magjepsjes, që ushtron mbi britanikët fantastikja e llojit Lord of the rings apo Harry Potter. I kthyer pas 30 vjetësh në Shqipëri, ai përdor fjalën ‘mrekulli’ për ta ilustruar kontrastin në kohë të vendit të vogël ballkanik. Shkon sa nga refugjatët te Rama, dhe që aty te e shkuara. Pa harruar stacionin e Harry Potter-it tonë, kryebashkiakut Veliaj. Nga kulmi i Bashkisë ai i tregon me dorë qytetin që hedh shtat, dhe faktin se Tirana është shpallur kryeqyteti i Rinisë për 2022.
Më kujtohet Tim Judah, kur thotë se normaliteti i Shqipërisë nuk shet. Anormalen e kaosit e të luftës e ka zëvendësuar tashmë ‘shitja e mrekullisë shqiptare’. Një vend që ka dalë nga ferri dhe është montuar si instalacion artistik në stacionet e Purgatorit. Që aty ajo niset për në hapësirë me Amerikën dhe Britaninë, kundër Rusisë dhe Kinës. Në atë orbitë është lejekalimi për në parajsën e së nesërmes. Sa kohë është këtu, edhe pse me probleme, ajo hap dyert e bujarisë për afganët e shpërngulur nga lufta. U jep tokë dhe liri muxhahedinëve që vijnë nga Irani. Ka një qendër të përpunimit të azilantëve që mbërrijnë, bashkë me traumat, nga zonat e luftës në Afrikën e Veriut.

Kur, kështu siç është, një vend që nuk synohet, si Britania psh, për të ndërtuar jetën dhe të ardhmen, por si trampolinë kalimi nga ferri në purgator e në parajsë, pse të mos e hapë edhe pak derën për një qendër më shumë të përpunimit të refugjatëve. Më sak, atyre që synojnë brigjet e ishullit britanik. Është që është një Nënë Terëzë e kohës dhe mëtuese me të drejtë e shenjtores katolike, pse të mos jepet edhe më shumë në industrinë e ‘lebrës së pasluftës’.
Ka patur negociata mes britanikëve dhe qeverisë shqiptare, pandehma që kanë ngritut krye disa herë në shtypin britanik, por janë hedhur poshtë nga kryeministri dhe ministrja e Mbrojtjes. Me luftën në opozitë dhe me mungesën e kundërshtarit, është tani koha më e mirë për të kryer një lëvizje që nuk do ndeshte rezistencë. Me rruzaren propagandistike të Nënë Terezës, dhe të shtëpisë së shqiptarit, që është e mikut dhe Zotit (Kanuni kur na intereson), Rama me të tijtë do të mund ta kënaqnin naivitetin e publikut.
Sigurisht, problemi nuk është te qendra, refugjatët e luftës, britanikët dhe aleanca me ta. Sfida gjendet më poshtë shtresave të së përditshmes. Shqipëria po bëhet një vend-kalim, një strehë vorfnore, një han kalimtar mes Lindjes dhe Perëndimit. Nga izolimi hoxhist kemi kaluar në ekstremin tjetër: ‘everything goes’. “Albania” nuk është më një vend apo një realitet, por një urë mes vendeve dhe një nocion piari. Ne presim refugjatë lufte dhe prodhojmë emigranët paqeje. Askush nuk do të vijë për të ndenjur, sepse edhe ata që janë duan të ikin diku tjetër. Ne jemi një WC luksoze për bythën e madhe të rendit liberal të botës.
Kjo do të ishte një alamet teme për Tim Judah dhe gazetarët britanikë, por nuk shet.
Për të qenë më pak të magjepsur se britanikët me fantastiken e realitetit, duhet thënë se ka edhe një vektor tjetër në këtë histori. Pas Brexit, Londra ka një të dërguar të posaçëm për Ballkanin, ashtu si edhe amerikanët kanë të vetin. Loja e fuqive të mëdha në rajon është pesëshe tashmë: BE, ShBA, Rusia, Kina dhe Mbretëria e Bashkuar. Në këtë plan, një pakt dhe mirëkuptim me britanikët është pjesë e lojës. Por realpolitika e zbukuruar me indulgjencat e piarit, duhet pikasur, që të mos na shitet si natyrë e gjërave. Ose si teprim.
Siç i gjithë interpretimi më lart mund të jetë (teprim). Dhe, tre shkrimet në shtypin britanik të javës që u mbyll asgjë më shumë se publicitet me pagesë i qeverisë Rama. E cila është në të drejtën e vet ta shesë Shqipërinë jashtë për t’ia zbutur thepat së brendshmi. Por, të paktën kolegët britanikë, që mburren për gjithë atë traditë gazetareske, të shënojnë në fund të shkrimeve advertorial. Domethënë një shkrim publicitar, apo i paguar.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38