Flash News

KRYESORE

Sot mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit

Sot mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit

Sot mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale në gjashtë bashki të vendit.

Qytetarët në Shkodër, Durrës, Dibër, Rrogozhinë, Lushnjë dhe Vorë do t’u drejtohen kutive të votimit për zgjedhjen e kryebashkiakut të ri.

Fushata zgjedhore për këto zgjedhje zyrtarisht nisi më 19 shkurt dhe partitë që garojnë janë Partia Demokratike, Partia Socialiste dhe koalicioni “Shtëpia e Lirisë” (LSI dhe PDK).

Për herë të parë, në këto zgjedhje Partia Demokratike garon e ndarë, pas përplasjes mes Lulzim Bashës dhe ish liderit Sali Berisha.  

Ish-kryeministri Sali Berisha, i është bashkuar koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, ndonëse emri i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike nuk do të shënohet në fletën e votimit dhe në asnjë dokument, sipas vendimit të KQZ-së.

Në marrëveshjen e nënshkruar mes Sali Berishës dhe Monika Kryemadhit nënvizohet se Komisioni i Rithemelimit do të jetë drejtues politik i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’, ndërsa LSI do të jetë drejtuesja e koalicionit.

Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 654,538 shtetas shqiptarë me të drejtë vote, ndërsa 10,134 votojnë për herë të parë.

135 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit dhe 941 është numri i qendrave të votimit.

Ndërkohë, Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit të Brendshëm ka miratuar Aktin Normativ që shtyn afatin e vlefshmërisë për kartat e identitetit. Afati i vlefshmërisë së këtyre ID kartave shtyhet deri në 7 mars 2022, për t’u dhënë mundësi atyre qytetarëve që nuk kanë rinovuar në kohë dokumentin biometrik, me të cilin mund marrin pjesë në votime.

Kandidatët e PD

Bashkia Shkodër, Xhemal Bushati,

Bashkia Durrës: Luan Hoti

Bashkia Lushnjë: Indrit Sefa,

Bashkia Dibër: Luan Haka

Bashkia Rrogozhinë: Ferdinand Saraçi

Bashkia Vorë: Ymer Marku.

Kandidatët e PS

Për Bashkinë Durrës: Emirjana Sakon

Për Bashkinë Shkodër: Majlinda Angonin

Për Bashkinë Dibër: Rrahim Spahiun

Për Bashkinë Rrogozhinë: Edison Memolla

Për Bashkinë Vorë: Blerim Shera

Për Bashkinë e Lushnjës: Eriselda Sefa

Kandidatët e koalicionit 'Shtepia e Lirise'

Bashkia Shkodër: Bardh Spahia

Bashkia Durrës: Ardian Muka

Bashkia Lushnjë: Eton Bano

Bashkia Dibër: Premtim Kryemadhi

Bashkia Rrogozhinë: Hekuran Xhani

Bashkia Vorë: Lulzim Vrana

Të fundit