Flash News
Ndërron jetë senatori amerikan Lindsey Graham, një nga aleatët më të afërt të Trump
Dyshohet se ra në një gropë thithëse, humb jetën 33-vjeçari në lumin Mat
Dua Lipa kritikon qeverinë Rama: Shqetësuese ndryshimi i ligjeve pa konsultim publik
Argjentina thyen rezistencën e Zvicrës në kohën shtesë, në gjysmëfinale e pret Anglia
Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
SPECIALE/ Profile të ‘njerëzve të Bashës’ në Tiranë: Si hynë në politikë, si erdhën deri këtu...
Aldo Bumçi
Shok klase i Lulzim Bashës, ka hyrë në politikë me ftesën dhe promovimin e tij, nëpërmjet KOP-it (Komiteti i Orientimit të Politikave) krijuar nga Berisha në vitin 2005. Ndryshe nga sa besohet në PD se Bumçi mbijeton në politikë si dhëndër i ish-ministrit të ndjerë të Mbrojtjes, në ‘qeverinë Berisha’, Safet Zhulali, pra është ‘njeri i Doktorit’ e vërteta është ndryshe. Berisha dhe Zhulali nuk e mbyllën me raporte të mira në fund të qeverisjes së parë të Partisë Demokratike, për shkak të zhvillimeve të vitit 1997. Bumçi ka hyrë në politikë me promovimin e drejtpërdrejtë të Bashës nëpërmjet KOP-it. Ai është një nga 'shokët e klasës' së kryetarit aktual të PD, bashkë me Eris Hoxhën, Erinda Ballancën dhe Majlinda Bregun, e cila hyri në politikë nga ‘dera e Berishës’. Bumçi ka ndërruar disa herë adresë elektorale, duke lëvizur nga Lezha në Tiranë dhe nga Tirana në Lezhë (ai ka mbajtur më parë edhe detyrën e kryetarit të PD së Tiranës). Aldo Bumçi ka qenë deputet që nga 2005 pa ndërprerje.
Grida Duma
Investim i Henri Çilit dhe rrjetit të tij mediatiko-arsimor. Në dy libra botuar gjatë kohës që ajo ishte shumë e afërt me Çilin dhe qarqet UET, emri i saj figuron si autore, por ka të dhëna të besueshme se tekstet janë ideuar dhe shkruar nga të tjerë, ata që në anglisht njihen si ghost writers (autorë hije). Hapi i parë politik i Dumës, nën dirigjimin e Çilit, kohë kur ai ishte afër PD dhe bënte fushatën e Bashës, ishte ‘Iniciativa për Tiranën’, një platformë me synimin e mbledhjes së kapaciteteve intelektuale të kryeqytetit për të shërbyer si sfond për fushatën. Roli qendror që iu dha në këtë angazhim iu shpërblye me një post interesant. ‘Humori i zi’ i Berishës e çoi në detyrën e zv/ministres së Majlinda Bregut, kur dihej që marrdhëniet e tyre personale ishin shumë të këqija. Kjo kohë i kaloi pa ngjarje, për shkak të sfumimit të pozicionit të saj nga Bregu dhe me disa probleme të tjera vetjake. Karriera e saj lulëzoi me hapësirën që krijoi Basha për profile të reja që duhet të zëvendësonin ‘të vjetrit’ në PD. Këtu ndihmoi edhe protagonizmi dhe agresiviteti i saj. Dukshëm vëmendja e saj është te forma, qoftë në ligjërim apo në vizibilitet. Sa i takon rezultateve, Duma bëri shfaqjen më të keqe elektorale të tranzicionit në Durrës, në zgjedhjet e vitit 2015, kur humbi me një diferencë katastrofale përballë V. Dakos. Ajo nuk arriti rezultat më të mirë as në Tiranë për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.
Albana Vokshi
Nuk është vetëm një prej motrave Vokshi, me lidhje të afërta miqësore dhe politike me Sali Berishën, por është edhe e ndikuar nga formati politik i ish-kryeministrit, i cili mund ta dallohet në sjelljen dhe verbin e saj politik. Ka një paradoks te titulli i saj si kryetare e Lidhjes së Gruas Demokrate, duke qenë se modeli i saj nuk duket se shërben si bocet për identifikimin e 'gruas shqiptare'. Kjo falë investimit në një profil të fortë agresiv, modeluar më shumë te doktor Berisha se te ndonjë grua, në Shqipëri apo jashtë. PD ka patur gra që mund të modelonin sjellje dhe diskur politik më parë, si Rushen Golemi, Jozefina Topalli, Albina Karamitro dhe Margarita Qirko.
Jorida Tabaku
Me një fizionomi të pastër, pa thepa dhe të pëlqyeshme, Tabakut i mungon verbi politik dhe autoriteti. Ka hyrë në PD nga ‘filtri i Berishës’ dhe ka qenë ‘shoqëruese e parë’ e Bashës, me pamjen e brishtë të një miss-i në ‘sfilatën’ e suksesshme për Bashkinë e Tiranës në vitin 2011. Pas fitores, edhe pse portreti i saj shprehte ‘vetmi plastike’, u zgjodh si nënkryetare e bashkisë nga Basha. Që atëherë duket se koha ka ngelur në vend për të. Ajo shfaqet tek-tuk pranë Bashës, kur ky i fundit ka ndonjë propozim në fushën e ekonomisë, por mbetet e pazëshme për pjesën tjetër të kohës dhe jetën politike në PD dhe jashtë saj. Fakti që mori 60 vota kundër në njësinë ku ka bërë jetën e saj politike aktive, tregon se njerëzit mërziten edhe nga ‘hijeshia e palëvizshme’.
Alfred Rushaj
Me pamjen e një fixer-i nga filmat amerikanë për Vegasin e viteve ‘60-’70, duket se ka lundruar gjatë në ujrat mes politikës dhe biznesit. Nga ndihmës ligjor i Andis Harasanit kur ky drejtonte KESH-in e famshëm, turbulent dhe fitimprurës, u bë një aset në negociatat e privatizimeve strategjike të ministrit Ruli. Shquhet për mungesë dëshire për protagonizëm, çfarë përputhet me natyrën e tij. Lidhjet e tij me biznesin, si avokat, kanë qenë përcaktuese për detyrat që mban në PD: Drejtor i Bordit Financiar të partisë dhe drejtor i fushatës. Nuk ka përvojë politike dhe duket se as nuk don ta krijojë. Ndihet më mirë me famën si ‘djalë i nevojshëm’ dhe jurist i aftë.
Flamur Noka
I vetëdeklaruar ‘ushtar i partisë’, është vështirë ta konkurosh me një epitet tjetër. Njihet si ‘truproja’ parlamentare e Berishës, duke përfaqësuar që nga 2013-a e këtej simbolikën e ‘qëndrestarëve të rinj’, një rimarrje e jehonës së rezistencës së gjatë opozitare të periudhës 1997-2005. Për shumë njerëz ky rol identifikohet si model suksesi, aq sa të rinj si E. Salianji dhe K. Balliu mburren se e kanë idhull Nokën.
Ka krijuar rreth vetes mitin e njeriut që ‘e njeh partinë’, por në zgjedhjet në Shkodër dështoi në një formë spektakolare. Kandidati i preferuar i Bashës dhe Nokës për kreun e partisë lokale, u mund nga kandidati-figurant që zgjodhën këta të dy bashkarisht. Shquhet edhe për investime të dështuara, mes të cilave shkëlqen Safet Gjici, produkt 100 përqind i Nokës, tashmë kreu politik i qarkut të Kukësit, për partinë kundërshtare. Figurat e përzgjedhura prej tij e përçanë PD e Kukësit, dhe e detyruan Bashën ta largonte nga ‘bastioni’ i tij dhe ta sillte në Tiranë.
Belind Këlliçi
Hyri në politikë si benjamin i Bashës, por shpejt e pa veten në kurs përplasjeje me të. Ky leksion i ka shërbyer për të kuptuar që të mbijetosh në politikë duhet të luftosh. Forumi është në ngritje si prezencë, ndonëse i mungojnë risitë politike. Gjuha politike e Këlliçit, kryetar i Forumit Rinor, nuk ka ndryshuar nga ajo e paraardhësve të tij në periudhën ‘91-’97, gjë që nuk përputhet as me formimin arsimor dhe shoqëror të tij dhe as me nevojat e kohës apo ekzigjencat e gjeneratës së sotme.
Ka të regjistruar një betejë të fortë dhe fitore të vështirë për kreun e Forumit Rinor, kur u gjend përballë dy rrymave në parti, kryetarëve lokalë që mbështesnin E. Salianjin (me të cilin i bashkonte penduli intelektual), dhe ‘familjen Basha’ që mbështeste investimin e vet, show girl-in, Ori Nebijaj.
Agron Shehaj
Suksesi në biznes, dhe paratë e fituara, e ka bindur se mund të ketë sukses kudo dhe mund të performojë në gjithçka, dhe nga kjo bindje nuk e tund asnjë dështim. I pari në listën e Vlorës në vitin 2017, arriti rezultat të dobët, duke humbur një deputet dhe zgjeruar disancën në ‘votë popullore’ me kundërshtarin (në këtë rast duhet marrë parasysh fakti se KM ishte përballë). Dështimi në Vlorë, ku u bë shpejt i njohur, e detyruan Bashën ta sjellë në Tiranë, në Njësinë 5 (Stalingradi i Tiranës) , zonë e populluar kryesisht nga jugorë dhe pro-socialistë. Koha e shkurtër e fushatës dhe Covid-i do ia vështirësojnë punën, duke mos i lejuar të bëjë atë që preferon, takimet intensive me njerëzit. Ka krijuar një profil të pëlqyer mediatik për shkak të bamirësive dhe rolit si donator në disa projekte që kanë të bëjnë me memorien kolektive dhe viktimat e krimeve të komunizmit, por edhe për faktin se, duke qenë i pasur, nuk ka nevojë të fusë duart në xhepat e të tjerëve, apo arkën e shtetit. Duke sjellë keshtu një ndryshim të dëshiruar në përceptimin publik të politikës.
Të fundit
Do shisnin disa lloje dr*gash në Vlorë, 5 të arrestuar, 2 prej tyre italianë
12 July 2026, 11:37
Dyshohet se ra në një gropë thithëse, humb jetën 33-vjeçari në lumin Mat
12 July 2026, 10:18
Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
12 July 2026, 08:48
Temperaturat shkojnë deri në 38 gradë, si parashikohet moti sot
12 July 2026, 08:33
Krim në mesnatë, vritet me armë zjarri një 50-vjeçar në Bërxullë
12 July 2026, 08:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 July 2026, 08:00
Përplasen 2 automjeti në aksin Peqin-Elbasan, 5 të plagosur
11 July 2026, 20:48
Vritet me armë zjarri një person në Shkodër, detajet e para
11 July 2026, 20:07
Farsa e Jalës dhe sheshi i Tiranës
11 July 2026, 19:48
Rama 'kapet' edhe me eurodeputetët që mbëshetën protestën: Flasin përçart
11 July 2026, 19:01
E rëndë në Kolonjë, vdes punëtori 36-vjeçar gjatë ngarkimit të trupave të drurit
11 July 2026, 18:44
Eklipsi i parë total diellor në Evropë në pothuajse 30 vjet: Çfarë duhet të dini
11 July 2026, 17:58
Policimi i internetit si tregues i shpërfytyrimit final të Edi Ramës!
11 July 2026, 17:11
Flakët përfshijnë një banesë në Korçë, humb jetën 72-vjeçari
11 July 2026, 16:54
Çfarë duan sorrat dhe korbat, që nuk mund ta ofrojnë grabitqarët socialistë ?
11 July 2026, 16:14
Samiti i NATO-s në Ankara, një samit historik!
11 July 2026, 15:54
Vrasja e Ilir Gjinit në Kurbin, policia sekuestron dy armë zjarri
11 July 2026, 14:56
Berisha: SPAK është i kontrolluar nga Rama, po bllokohen dosjet e qeveritarëve
11 July 2026, 13:25
Zeroja me xhufkë shkruan “Rilindja 2.0”
11 July 2026, 13:14
Berisha: PD do dorëzojë së shpejti padi për Librin e Kuq të Edi Ramës
11 July 2026, 12:27
Trump: Jemi pajtuar për bisedime të mëtejshme me Iranin
11 July 2026, 12:08
Haaland: Mund të kisha luajtur për Anglinë, por zgjodha Norvegjinë
11 July 2026, 11:51
Reuters: Biznesmeni që i shiti tokën Kushnerit dyshohet për pastrim parash
11 July 2026, 11:31
Aksident në Unazën e Madhe të Fierit, plagoset një i mitur
11 July 2026, 11:17
Srebrenica përkujton viktimat në 31-vjetorin e gjenocidit
11 July 2026, 10:16
Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
11 July 2026, 09:16
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
11 July 2026, 08:53
Moti i kthjellët me vranësira të pakta, parashikimi për sot
11 July 2026, 08:20
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
11 July 2026, 07:59
“Shantazh ndaj protestës”, policia nis hetim për vlerësimet me ‘1 yll’ në Google
10 July 2026, 22:01
Vritet ish-ministrja britanike, u gjet e pajetë në banesë
10 July 2026, 20:16
Barcelona transferon Karim Adeyemin për 29 milionë euro
10 July 2026, 19:59
Boçi: Rama prezantoi ‘Rilindjen 2.0’, paketim i ri për dështimet e vjetra
10 July 2026, 19:53
Përplasen dy makina në aksin e vjetër Fier–Vlorë, një i plagosur
10 July 2026, 19:43
Komunikimi politik i Ramës përballë protestës dhe non gratat e para
10 July 2026, 19:06
Digjet një banesë në qendër të Durrësit, ndërhyjnë zjarrfikësit
10 July 2026, 18:59
Provokimi i radhës, Rama përdor sërish simbolin e protestës
10 July 2026, 18:44
Rriten sërish çmimet e karburanteve, nafta arrin në 188 lekë për litër
10 July 2026, 18:09
Koncerti i Kanye West paralizon Tiranën, ja rrugët kryesore që bllokohen nesër
10 July 2026, 17:57
Alarm në Serbi, 11 mijë derra drejt asgjësimit pas shpërthimit të ethes afrikane
10 July 2026, 17:27
Harrojeni kafenë në mëngjes, këto pije përshpejtojnë metabolizmin
10 July 2026, 16:34
Europa po armatoset, DW: Kërkon pavarësinë nga SHBA-ja
10 July 2026, 16:21
Euro 'pikiatë' në rekord historik, po këmbëhet 93.7 lekë
10 July 2026, 16:02
Flakët e “ferrit” në Spanjë, turistët digjen brenda automjeteve
10 July 2026, 15:40
Lubonja: 4 milionë euro për koncertin janë shkelje e Kushtetutës
10 July 2026, 15:27
Ndryshojnë uniformat, stemat dhe simbolet e Forcave të Armatosura
10 July 2026, 15:17
A janë akoma filmat të gjatë?
10 July 2026, 15:05
Zjarri del jashtë kontrollit në Lushnjë, një i plagosur dhe një i arrestuar
10 July 2026, 15:04
Berisha: Policimi politik digjital, një hap tjetër drejt Ajatollahëve
10 July 2026, 14:55
Si e ka ndryshuar Rama narrativën e protestës
10 July 2026, 14:20