Flash News

KRYESORE

Të godasësh thesin e boksit, por edhe paragjykimet seksiste: Historia e boksieres shkodrane Elsidita Selaj

Të godasësh thesin e boksit, por edhe paragjykimet seksiste: Historia

Agence France-Presse

Përmes kokëfortësisë, ajo ka arritur, duke thyer rezistencën e familjes dhe qëndrimet seksiste, të bëhet boksierja e parë - dhe e vetme - konkurente e Shqipërisë.

"Në fillim, boksi ishte për mua një dashuri e pamundur, e paimagjinueshme," tha 20 vjeçarja për AFP pas një seance stërvitore të fundit në qytetin e saj të Shkodrës në veri të Shqipërisë.

"Por falë vendosmërisë sime, ajo është bërë një dashuri e mundshme që më përket tërësisht mua," shtoi ajo.

Pesë vjet më parë ajo filloi të grushtonte thesin e boksit çdo ditë pas shkollës, duke u lutur të stërvitej në një sport që konsiderohej si zotwrim i burrave në një vend me role të rrepta gjinore.

Jetmir Kuçi, nëntë herë kampion dhe trajner shqiptar i boksit, fillimisht refuzoi të punonte me të.

"Unë isha pak tradicional," kujton ai.

"Ishte shumë e vështirë të pranoje të stërvitesje Elsiditën, duke menduar për gjykimet e njerëzve të qytetit ku jetojmë".

Por përfundimisht, ai pranoi.

"Me vendosmërinë e saj, ajo ishte në gjendje të thyente një tabu për të gjithë ne."

Selaj, një boksiere amatore e licencuar, që atëherë ka provuar aftësinë e saj, duke marrë një medalje bronzi në një turne rajonal të Ballkanit në 2017, pasuar nga një vend i dytë dhe i tretë në Kampionatet Europiane të Boksit Amator 2018 dhe 2019 respektivisht.

Ajo tani ka synime për Lojërat Olimpike në Tokio, por do të duhet të kapërcejë një raund të vështirë kualifikues në pranverë, për të mos përmendur pengesën financiare të shpenzimeve të tjera.

"Qëllimi i çdo sportisti, jo vetëm i imi, janë Lojërat Olimpike," tha ajo.

Trajneri i saj beson se një shtyrje e Lojërave për shkak të pandemisë" mund të funksionojë në favor të saj sepse i jep më shumë kohë".

Dhe nëse nuk është Japonia, do të ketë ende Paris në 2024, shtoi ai.

Trajnimi me burra

Suksesi bëri që Selaj të fitojë mbështetjen si tw familjes - tani tifozët e saj më të mëdhenj - dhe nga bashkia e qytetit, qw i paguan një ndihmë mujore prej 490 euro në një vend të varfër, ku paga mesatare është 420 euro në muaj.

"Unë jam gati të sakrifikoj, të punoj ditë e natë në mënyrë që vajza ime të jetë një ditë kampione bote për mua dhe të gjithë shqiptarët", tha babai i saj, Luan Selaj.

Boksi është një sport relativisht i ri në Shqipëri, u ndalua në vitet 1960 nga ish-diktatori komunist i vendit Enver Hoxha, i cili e konsideroi atë "shumë të dhunshëm".

Sot vendi ka rreth 1,100 entuziastë të boksit, rreth 300 prej të cilëve marrin pjesë në gara kombëtare dhe ndërkombëtare.

Por si gruaja e vetme në grup, Selaj stërvitet me burra.

Ende studente në universitet, ajo stërvitet me thesin e boksit deri në gjashtë orë në ditë, shpesh duke bërë ndeshje me 16-vjeçarin Ertan Kraja, i cili gjithashtu aspiron të bëhet i zoti në boks.

"Në fillim kisha frikë ta godisja shumë fort, por duke pasur parasysh forcën e saj, aftësitë e saj, u mësova, është si të luftosh me një burrë", tha ai për AFP pas një raundi të fundit.

Pas rezistencës fillestare, gjyshja 64-vjeçare e Selajt, Kimete Bashaj, është bërë një adhuruese e zjarrtë e boksit, duke ndjekur edhe ndeshjet më të mira në botë në TV.

"Nuk e mendoja që Elsidita të ishte një boksiere shqiptare sepse si e tillë, ajo mund të përballej me paragjykime. Por tani që ajo ka marrë medalje, unë dua që ajo të vazhdojë", tha ajo, e ulur pranë trofeve të mbesës së saj.

Selaj, nga ana e saj, më në fund ndihet e plotë.

"Boksi për mua është më shumë se një sport: është në harmoni të përsosur me karakterin tim, gjendjen time shpirtërore, e cila është e animuar nga një lloj rebelimi agresiv, por që brenda fsheh shumë dashuri dhe pasion", tha ajo, duke fshirë djersën.

Të fundit