Flash News

KRYESORE

Top Channel, media e parë që u kërkon vaksinim punonjësve. A do ‘dorëzohet’ konspiracionisti Alfred Çako?

Top Channel, media e parë që u kërkon vaksinim punonjësve. A

Top Channel ka gjithsej mbi 600 punonjës dhe atyre i është kërkuar që të vaksinohen me detyrim brenda datës 1 Tetor. Urdhri është dhënë për të siguruar një shëndet më të mirë të punonjësve të grupit më të madh mediatik në vend.

Për shkak të pandemisë edhe Top Channel ka patur mungesa në staf veçanërisht në momentet e para kur ende nuk kishte dalë në përdorim asnjë nga vaksinat. Së fundmi një pjesë e madhe e punonjësve të Top Channel është vaksinuar dhe pjesa e mbetur pritet që të vaksinohet brenda pak ditëve.

Top Channel bëhet kështu e para media në Shqipëri, por edhe jashtë saj që vaksinimin e punonjësve për mbrojtje nga Covid, e ka prioritet.

Ky televizion pak muaj më parë humbi për shkak të Covid-19 një nga emrat legjendë të humorit shqiptar, Koço Devole.

Kujtojmë se në emisionin e se dielës në Top Channel, një kënd i veçantë i lihet Alfred Cakos një konsiracionisti që pretendon se nuk duhet bërë vaksina e covid-19 pasi sipas tij është komplot i të fuqishmëve të botë dhe se të vaksinuarve do t’u vendoset cip në brendësi të trupit, ndaj dhe natyrshëm lind pyetja, a do ta lejojë TCH Alfred Cakon e pavaksinuar?

Kjo mbetet për t’u parë deri në afatin e përcaktuar nga vetë televizioni.

Të fundit