Flash News

KRYESORE

Trafiku që nuk mbaron kurrë: Aksi Elbasan–Librazhd nën kaos të përhershëm dhe pa zgjidhje

Trafiku që nuk mbaron kurrë: Aksi Elbasan–Librazhd nën kaos
Trafiku në aksin Elbasan - Librazhd, 30 dhjetor 2025

Aksi rrugor Elbasan–Librazhd vijon të mbetet një nga segmentet më problematike në vend, ku trafiku i rënduar është kthyer në një realitet të përditshëm për qindra drejtues mjetesh.

Pavarësisht premtimeve të përsëritura dhe projekteve të shpallura ndër vite, situata nuk ka njohur përmirësim të ndjeshëm, ndërsa mungesa e një bypass-i funksional e ka thelluar edhe më shumë problematikën.

Trafiku që nuk mbaron kurrë: Aksi Elbasan–Librazhd nën kaos
Trafiku pas Krishtlindjes në aksin Librazhd - Elbasan

Ky segment është një nyje kyçe lidhëse mes Shqipërisë së Mesme dhe Juglindjes së vendit, si dhe një korridor i rëndësishëm për qarkullimin e mallrave dhe transportin ndërkombëtar drejt Maqedonisë së Veriut. Fluksi i lartë i automjeteve, veçanërisht i mjeteve të tonazhit të rëndë, kalon i gjithë përmes rrugës ekzistuese, duke e mbingarkuar atë përtej kapacitetit normal.

Trafiku që nuk mbaron kurrë: Aksi Elbasan–Librazhd nën kaos
Trafiku më 30 nëntor 2025 në aksin Librazhd - Elbasan

 

Një nga problemet kryesore mbetet mungesa e bypass-it të Elbasanit, i cili do të shërbente për të devijuar trafikun tranzit jashtë zonave të banuara.

Trafiku që nuk mbaron kurrë: Aksi Elbasan–Librazhd nën kaos
Trafiku më 4 nëntor 2025 në aksin Elbasan - Librazhd

Pa këtë alternativë, automjetet e rënda dhe fluksi ndërqytetas detyrohen të përdorin të njëjtin aks me qarkullimin lokal, duke krijuar bllokime të vazhdueshme, sidomos gjatë orëve të pikut dhe në sezonin turistik.

 

Të fundit