Flash News

KRYESORE

‘Tretja’ e Shqipërisë dhe analfabetizmi

‘Tretja’ e Shqipërisë dhe analfabetizmi

‘Hemorragjia’ e të rinjve, plaga e emigracionit masiv

Emigracioni masiv është një plage të cilën Shqipëria nuk e ka shëruar ende. Ai që njihet si eksodi i madh i viteve 1990 në kohën kur shqiptarët emigruan masivisht për shkak të regjimit komunist, duket jo aq i largët kur edhe sot, rinia po braktis vendin.

Censi 2023 konfirmoi se në Shqipëri aktualisht janë 2,412,113 banorë, një rënie 13.8% krahasuar me Censin e vitit 2011.

Në 1 janar 2022 popullsia e Shqipërisë zyrtarisht ka qenë 2,793,593 banorë me një rënie 1.3% nga viti 2020. Kjo ecuri është më negative se, skenari pesimist i projeksioneve të INSTAT për ecurinë e Popullsisë 2019-2030. Shqipëria ka hyrë në një fazë rënie pa kthim të popullsisë, duke bërë një kthesë historike që kur tregojnë të dhënat zyrtare të regjistrimit të popullsisë në vend.

Regjistrimi i parë i popullsisë nga shteti i pavarur shqiptar rezulton në vitin 1923 nga qeveria e Nolit, ku në vend rezultuan 823 mijë banorë. Që nga kjo në Shqipëri janë bërë gjithsej 11 regjistrime të popullsisë me periodicitet një herë në 10 vite.

Emigracioni masiv që nisi në fillim të viteve 1990 e pakësoi popullsinë e vendit me 158 mijë persona nga 1989 më 2001 me një reduktim 5%.

Ndër vite, numri i popullsisë po vijon të jetë në rënie. Pjesa dërrmuese të rinjve kanë zgjedhur të mos vazhdojnë studimet, por të emigrojnë drejt Evropës apo Britanisë së Madhe për më shumë kushte dhe një jetë më të mirë. Po ashtu, rënia e numrit të lindjeve ka sjellë një tkurrje të madhe të popullsisë, numri i së cilës vijon të bjerë.

Në vitin 2022 Shqipëria regjistroi shtimin natyror negativ për herë të parë në histori.

Covid-19 i dha një shtysë tendencës në rritje të shtimit natyror negativ. Për gjithë vitin 2021, në vend u shënuan gjithsej rreth 30.6 mijë (30,580) humbje jete, duke shënuar nivelin më të lartë rekord të arritur ndonjëherë në historinë e vendit. Në krahasim me mesataren e 2016-2019, kur ishte një periudhë normale, vdekjet në vitin 2021 u rritën me 40%.

Raporti i PISA-s, dëshmi e dështimit të arsimit

15-vjeçarët shqiptarë u renditën të fundit në botë, duke u pozicionuar në vendin e 64-t, sa i përket aftësisë për të menduar në mënyrë krijuese, sipas raportit të publikuar nga PISA në qershor të 2024-ës.

“Sistemi me performancën më të ulët (Shqipëria) ka një rezultat mesatar të studentëve prej 13 pikësh në shkallën e të menduarit krijues – rreth 28 pikë më pak se mesatarja e studentit në Singapor (sistemi me performancën më të lartë)”, thuhej në raport.

Sipas raportit, ekziston një hendek i madh mes vendit me performancën më të lartë dhe atë më të ulët.

“Hendeku i performancës në të menduarit krijues midis vendit me performancën më të lartë dhe me performancën më të ulët është shumë i madh, rreth 28 pikë. Më pak se 3 në çdo 100 studentë në pesë vendet me performancën më të mirë (Singapori, Korea, Kanada, Australi dhe Zelanda e Re në rend zbritës) performojnë rreth ose nën mesataren e pesë vendeve me performancën më të ulët (Shqipëri, Filipinet, Uzbekistani, Maroku dhe Republika Domenikane, sipas renditjes)”.

Raporti i PISAS-s ishte një goditje e fortë për sistemit arsimor, duke nxjerrë në pah dështimin e qeverisë me  politikat arsimore, mungesën e financimit.

Të dhënat e Cens 2023 treguan po ashtu se analfabetizmi në Shqipëri është i përhapur në 2.2% të popullsisë, me një rënie të lehtë nga vitit 2011, kohë kur analfabetizmi ishte i përhapur në 2.8% të popullsisë.

Sipas Cens, 48 mijë shqiptarë nuk dinë të shkruajnë dhe të lexojnë, shifra këto alarmante për shoqërinë.

Analfabetizmi rezulton të jetë më i përhapur tek femrat sesa tek meshkujt. Shumica e qytetarëve që nuk dinë të shkruajnë dhe lexojnë shqip janë mbi 35 vjeç, ndërsa 16% i përkasin grupmoshës nga mosha 10-35 vjeç.

Të fundit