Flash News

KRYESORE

Vendimi i BE-së/ Ministria përgënjeshtroi lajmin për rikthimin e vizave, por çfarë rrezikon Shqipëria

Vendimi i BE-së/ Ministria përgënjeshtroi lajmin për

Pas lajmeve se Shqipërisë mund t’i pezullohej udhëtimi pa viza në Ballkanin Perëndimor, ministria e Jashtme nxitoi t’i mohonte pretendimet.

Ajo reagoi sot, duke thënë se lajmet janë të pavërteta. Gjithashtu për publikimin e këtij lajmi fajësoi opozitën, ndërkohë që ky informacion u raportua nga SchengenVisaInfo.com.

“Nuk ka asnjë plan, asnjë iniciativë, asnjë dokument të propozuar nga ndonjë vend anëtar i BE e asnjë diskutim lidhur me mundësinë e pezullimit të lëvizjes pa viza të qytetarëve shqiptarë. Ky lajm duket të jetë thjesht e vetëm produkt i interesave të caktuara në një moment kur në Bruksel është duke u diskutuar për të gjetur sa me parë dhe pa vonesa të tjera të pajustifikuara mundësinë për t’i njohur të drejtën e lëvizjes së lirë qytetarëve të Kosovës. Është për të ardhur keq, që një lajm i tillë i rremë, lehtësisht i verifikueshëm për mediat apo forcat politike, ka gjetur jehonë në sferën publike në Shqipëri”, thuhet ndër të tjera në reagimin e ministrisë shqiptare.

Por presidenca çeke e Këshillit të BE-së, bën me dije se në mbledhjen e Këshillit të Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme (JHA) është biseduar për këtë çështje.

Ministrat e shteteve të BE-së janë zotuar të ulin ndjeshëm fluksin e migrantëve të paligjshëm. Me propozim të Çekisë, e cila aktualisht drejton presidencën e BE-së, ministrat miratuan një sërë rekomandimesh dhe u angazhuan për zbatimin e tyre.

Nisur nga fakti që Ballkani Perëndimor përdoret si rrugë kalimi për në BE nga emigrantët e paligjshëm, është marrë vendimi për “sanksione”. Pra edhe nëse nuk do të ketë rikthikm të vizave, Shqipëria sërish nuk është në pozicion të favorshëm.

"Ne kemi rënë dakord me ministrat e BE-së për masat konkrete që do t'i zbatojmë në javët e ardhshme. Në veçanti, ne do të vazhdojmë të ushtrojmë presion maksimal diplomatik mbi vendet e Ballkanit Perëndimor për të harmonizuar politikat e tyre liberale të vizave me BE-në. Nëse situata ndodh të mos përmirësohemi, duhet të konsiderojmë veprime më vendimtare”, tha ministri i Brendshëm çek, Vít Rakušan.

Të fundit