Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Vera e Flakëve 2025: Shqipëria përballet me zjarret e parashikueshme dhe keqmenaxhimin shtetëror

Çdo verë, Shqipëria përballet me të njëjtin skenar: pyjet dhe kullotat shndërrohen në hiri dhe tym, ndërsa zjarret përhapen në një shpejtësi alarmante. Dhe, si çdo vit, shteti ynë duket sikur kapet “mat” nga një ngjarje që… është e parashikueshme. Nuk kemi të bëjmë me surpriza këtu.
Megjithatë, masat parandaluese mungojnë. Nuk ka plane të qarta, nuk ka patrulla në zonat e rrezikuara, nuk ka mjete të mjaftueshme.
Zjarrfikësit tanë luftojnë me flakët si në lashtesi, me mjete të rraskapitura ndërsa mjetet ajrore herë mungojnë, herë nisen kur gjysma e pyllit ka shkuar në hi.
Shkaqet dihen: nga pakujdesia e banorëve që djegin mbetje, tek zjarret e qëllimshme për hapje territori. Por ajo që nuk dihet ende është pse asnjëherë nuk vendoset një sistem ndëshkimesh të forta dhe shembullore. Pothuajse asnjëherë nuk shohim dënime të rënda për zjarrvënësit.
Ndërkohë, dëmet janë kolosale: ekosisteme të shkatërruara, humbje ekonomike në bujqësi dhe turizëm, dhe një dëm klimatik që nuk e ndiejmë menjëherë, por do na ndjekë për dekada.
Në vend që të investohet në parandalim, ne vazhdojmë të shpenzojmë më shumë në ndërhyrje emergjente dhe shpesh, ndërhyrje të vonuara.
Këtë gjë e ka vënë në dukje dhe deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, gjatë një prononcimi për Politiko.al ku ka akuzuar qeverinë për keqmenaxhim dhe mungesë të theksuar përgjegjshmëri institucionale.
Ajo komentoi rastin konkret në Delvinë, ku zjarri i madh doli jashtë kontrollit dhe ndërhyrja nga ajri mungoi për orë të tëra.
Zhupa tha se çdo verë Shqipëria përballet me qindra vatra zjarri, të cilat në shumë raste dalin jashtë kontrollit për shkak të mungesës së ndërhyrjes në kohë dhe të mjeteve të duhura.
Sipas saj, problemi më i madh nuk është zjarri në vetvete, por mënyra se si përballen institucionet me këtë emergjencë të përsëritur.
Zhupa e cilësoi keqmenaxhimin dhe paaftësinë si shkaktarët kryesorë të situatave dramatike që përsëriten vit pas viti.
Blerja e mjeteve moderne, përdorimi i dronëve për monitorim, fushata sensibilizuese për qytetarët, e deri tek ndëshkimi i ashpër i çdo zjarrvënës, këto nuk janë ide të reja, por asnjëherë nuk bëhen prioritet real.
Pra, vera tjetër do të vijë, dhe bashkë me të, flakët. Shteti do të bëjë sikur befasohet.

Flakët s’kursejnë zonat turistike, banesat apo dhe azilet
Pasi mori përmasa alarmante, zjarri në zonën turistike të Syrit të Kaltër është shuar mbrëmjen e së hënës. Situata ka qenë veçanërisht shqetësuese gjatë gjithë natës në fshatin Pecë, i cili ndodhet shumë pranë zonës së prekur nga flakët.
Shërbimet zjarrfikëse të Finiqit, Delvinës dhe Sarandës, së bashku me banorët e zonës, kanë punuar pa ndërprerje për të mbajtur nën kontroll përhapjen e zjarrit.
Për të garantuar sigurinë e banorëve, autoritetet kanë evakuar banorët e fshatit Pecë. Ndërkohë, mëngjesin e kësaj të marte, dy helikopterë janë angazhuar për të shuar nga ajri vatrat e mbetura.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, nga veriu në jug janë evidentuar 50 vatra, nga të cilat 19 janë ende aktive.
Situatë e vështirë paraqitet në Polican, ku vijon të jetë aktiv zjarri jashtë territorit të Uzinës Mekanike, duke iu afruar qytetit pranë Azilit të të Moshuarve. Situata është përkeqësuar në fshatin Plirëz, dhe po evakuohen banorët. Në vendngjarje po operojnë rreth 75 forca operacionale, mbështetur nga ajri me helikopterin e Forcës Ajrore. Po ashtu është bërë edhe evakuimi i banorëve në fshatin Rehovë, pasi zjarri iu afrua banesave.
Flakët nuk janë vënën ende nën kontroll në Rrogozinë dhe Kavajë. Po punohet në fshatrat Stërbeg dhe Spanesh. Një avion po punon nga ajri në Hajdraja të Kavajës.

Dhjetarë vatra aktive zjarri raportohen edhe në territorin e bashkisë së Tiranës. Konkretisht në malin e Bërzhitës, fshati Ibë. Gjithashtu zjarre ka edhe në njësinë Administrative të Vaqarrit. Në zall herr rrezikohen banesa,.
Zjarri i rënë në një terren të thyer në fshatin Xath të Fushë Arrëzit nuk mundëson ndërhyrjen nga forcat tokësore.
Në Tepelenë, ka vijuar puna për gjatë gjithë natës për shuarjen e zjarrit, i cili u përhap në drejtim të fshatit Lekel dhe Koder, ku u dogjën dy stalla.
Në juglindje vijon të jetë aktive vatra e zjarrit që u ndez të hënën në afërsi të piramidës kufitare nr. 12, në kufirin me Greqinë, në territorin e Bashkisë Kolonjë. Në terren ndodhen 40 forca, të cilat janë në gatishmëri për të izoluar përhapjen e zjarrit.
Mirëpo, në këtë zonë ndërhyrja është e vështirë duke qenë së territori shtrihet në një zonë kufitare me prezencë minash, paraqet edhe rrezikshmëri për efektivët.

Deri më tani, zjarri nuk ka hyrë në Parkun Natyror të Gërmenjit. Autoritetet shqiptare janë në koordinim me palën greke.
Vatra aktive zjarri raportohen gjithashtu edhe në qarqe të tjera të vendit, Kukës, Lezhë, Durrës, Elbasan. Flakët favorizohen nga temperaturat e larta që pritet të arrijnë deri në 41 gradë.
Në përmbledhje, verës së këtij viti i’u shtuan flakët e disa prej zonave më të mbrojtura dhe të vizituara të Shqipërisë — nga Lura dhe Dukati në veri, deri në Finiq, Delvinë, e Sarandë në jug.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38