Flash News

KRYESORE

Vijon numërimi i kutive të votimit, rezultatet paraprake në 61 bashkitë e vendit

Vijon numërimi i kutive të votimit, rezultatet paraprake në 61

Tre bashki të vendit (Elbasani, Vora dhe Kamza) shpallën rezultatet paraprake disa orë pas mbylljes së procesit. Gledian Llatja, Rakip Suli dhe Blerim Shera fituan ndaj kandidatëve të tjerë kundërshtarë. Votimi dhe numërimi i votave në këto tre bashki u bë elektronikisht.

Tirana është në një garë të fortë mes dy kandidatëve: Belind Këlliçi që numëron 29.413 vota deri tani dhe Erion Veliaj i PS i cili qëndron në avantazh me 43721 vota.

Partia Soicialiste mbetet në avantazh në 53 bashki, si: Durrës, Lezhë, Shkodër, Tropojë, Kukës, dhe Devoll.

Gara e ngushtë mes Emiriana Sakos dhe Igli Carës, rezulton deri tani në avantazhin e kandidates socialiste që kryeson me 12.750 vota, ndërsa Cara ka marrë deri tani 10.060 vota.

Në Shkodër, Benet Beci ka siguruar deri tani 12.418 vota, ndërsa Bardh Spahia numëron 8.231 vota.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” udhëheq garën në 7 bashki, përkatësisht: Has, Fushë-Arrëz, Pukë, Mirditë, Rrogozhinë, Kuçovë dhe Memaliaj.

Të fundit