Flash News

KRYESORE

Ylberi politik i Dashnor Sulës

Ylberi politik i Dashnor Sulës

Në politikën shqiptare, për disa ngjyrat ndryshojnë më shpejt se bindjet.

Dashnor Sula duket se e ka treguar rastin më të mirë se ylberi politik nuk është metaforë poetike, duke kaluar nga bluja e opozitës, te rozë e pushtetit.

I lënë jashtë listave të Partisë Demokratike dhe i zhgënjyer nga lidershipi i Sali Berishës, ish-deputeti demokrat nuk u tërhoq nga skena politike. Përkundrazi, ai shumë shpejt kaloi në anën tjetër, të atyre që dikur qëndronte si kritik i ashpër.

Ylberi politik i Dashnor Sulës

Ylberi politik i Dashnor Sulës

Flirtimi politik me Edi Ramën, që më parë shfaqej edhe në formën e deklaratave të buta dhe distancimit nga opozita, sot duket se është materializuar në një post të rëndësishëm shtetëror: Kryeinspektor i Përgjithshëm.

  

Ylberi politik i Dashnor Sulës
Dashnor Sula iu afrua Ramës në seancën parlamentare nëntor 2022 me një letër në dorë dhe për disa minuta komunikuan së bashku.

Dikur, Dashnor Sula akuzonte qeverinë Rama për korrupsion dhe keqqeverisje. Sot, si pjesë e strukturës shtetërore, mbetet për t’u parë nëse do të ruajë të njëjtën ndjeshmëri ndaj “halle­ve të qytetarëve”, apo nëse ngjyrat e reja do t’ia zbehin tonin kritik.

Të fundit