Flash News

KRYESORE

Kryetarët e PS dhe PD shkarkojnë nga puna Kryetarin e LSI

Kryetarët e PS dhe PD shkarkojnë nga puna Kryetarin e LSI

Ministri i Drejtësisë është një prej rokadave që do të bëhen, si pjesë e marrëveshjes Rama-Basha për ministrat teknikë. Këtë post prej 4 vjetësh e mbajnë përfaqësuesit e LSI. Në fillim ishte Nasip Naço dhe më pas Ylli Manjani, i shkarkuar nga Kryeministri Rama. Në vend të tij u emërua Petrit Vasili i cili më vonë, pas zgjedhjes së Ilir Metës si President i Republikës, u zgjodh kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Nuk ka patur 'dy gëzime në një muaj' për Vasilin, duke qenë se pakti mes kryetarëve të partive të mëdha e hoqën atë nga puna. Së shpejti ai do të jetë vetëm kryetar i LSI duke ia lënë vendin një demokrati si ministër.

Të fundit