Flash News

KRYESORE

Kryetarët e PS-së që u shkarkuan, ‘më problematikët’ në zonën elektorale të Ramës

Kryetarët e PS-së që u shkarkuan, ‘më

Mëngjesin e sotëm, socialistët mblodhën Kryesinë në një takim që u zhvillua me dyer të mbyllura. Në përfundim të mbledhjes, para mediave u shfaq deputetja Elisa Spiropali e cila njoftoi se Kryesia kishte vendosur shkarkimin e 11 drejtuesve të degëve të Partisë Socialiste në rrethe.

Spiropali tha se kryetarët e shkarkuar ishin vonuar me procesin e riorganizimit të partisë, në fushatën e anëtarësimeve si dhe vitet re një shkëputje nga disa territore. Deputetja e PS-së tha se nuk e kishte listën e kryetarëve të shkarkuar por shtoi e bëhet fjalë për zonat ku bashkitë drejtohen nga opozita.

Ndërkohë në media u publikuan disa prej degëve ku janë shkarkuar krerët e PS-së. Bëhet fjalë për Cërrikun, Devollin, Memaliajn, Selenicën dhe Delvinën.

Pikërisht këto dy të fundit, janë edhe dy bashki të cilat përfshihen në qarkun e Vlorës, zonën elektorale të kryeministrit Edi Rama.

Të fundit