Flash News

KRYESORE

Kryetari i bashkisë i kërkon Ramës shkrirje të institucioneve: Këto janë arsyet

Kryetari i bashkisë i kërkon Ramës shkrirje të

Kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të shkrihen disa institucione ndërmjet bashkive dhe ministrive. Sipas tij, disa drejtori janë të panevojshme dhe sorollaten qytetarët për marrjen e dokumenteve. 

Pjesë nga biseda: 

Jorgo Goro: Do ishte më e udhës që qeveria të shkrinte disa insitucione ndërmjet bashkive dhe ministrive. Ne do  e kemi më të thjeshtë t’i përgjigjemi institucioneve duke mos u kërkuar shumë dokumente qytetarëve.

Edi Rama: Për çfarë insitucioneshs e ke fjalën?

Jorgo Goro: Drejtoria e Bujqësisë në qark nuk duhet, shëndetësia dhe turizmi po ashtu…

Edi Rama: Drejtoritë e bujqësisë e kemi bërë të qartë që do të shkrihen. Pjesa tjetër i takon pushtetit vendor.

Sa i përket dokumentacionit, nuk e kuptoj akoma se përse jepni certificata në qarkun e Vlorës. Është detyra juaj kur duhet ta nxirrni nga kompjuteri.

Do të gjobisim punonjësit të cilët prodhojnë çertifikata, do i detyrojmë të paguajnë vet nga rroga e tyre, do i lëmë pa rroga. Harxhohet letër, bojë e nerva të njerëzve për çertifikata.

Të fundit