Flash News

KRYESORE

Kryetari i Bashkisë dhe deputeti i Skraparit bëhen bashkë: Dënojmë veprimin e këshilltarëve të PS-së

Kryetari i Bashkisë dhe deputeti i Skraparit bëhen bashkë:

Kryetari i Bashkisë së Skraparit Nesim Spahiu dhe deputeti i LSI-së Nasip Naço në një deklaratë për median, denoncuan mungesën e këshilltarëve të PS-së në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Skrapar.

“Kjo tregon papërgjegjshmërinë politike dhe qëllimin e tyre të vërtetë, varfërimin, përhapjen e problemeve dhe halleve më shumë për komunitetin. Edhe përse të gjithë anëtarët e Këshillit ishin njoftuar më herët për këtë mbledhje, prezent ishin Kryetari i Këshillit dhe 5 anëtarë që u paraqitën ndërsa të tjerët i’u bindën urdhërave për bojkot “gjasme kundra projekt-vendimeve të Bashkisë”, por që në fakt ishin dhe mbeten kundër njerëzve të thjeshtë të Skraparit”, u shpreh kryenashkiaku.

Më tej ai shtoi se 876 familje të paaftësisë do të mbeten pa të ardhura për veten dhe familjet e tyre për shkak të “këshillave” verbale të deputetit të Partisë Socialiste Adnor Shahmeti që u jep “këshilltarëve” të subjektit të tij.

Ndërsa deputeti i LSI-së, Nasip Naço u shpreh se mbështet dhe solidarizohet me kryetarin e bashkisë së Skraparit. “Unë do doja që deputeti i zonës Adnor Shameti të heqi dorë nga veprimet e tij meskine dhe së bashku me të gjithë deputetët e Qarkut të bëhet zgjidhja e problemit, dhe jo problemi vetë”, theksoi Naço.

Të fundit