Flash News

KRYESORE

Kryetari i delegacionit të PE: Çelja e negociatave objektivi kryesor, duhet unitet

Kryetari i delegacionit të PE: Çelja e negociatave objektivi

Kryetari  i delegaciont të Parlamentit Europian në Shqipëri, eurodeuteti Tunne Kelam, në një konferencë për media është shprehur se objektivi kryesor për vendin duhet të jetë avancimi në rrugën drejt Bashkimit Europian, pasi si pjesë e unionit mund të zgjidhen më lehtë edhe problemet me demokracinë dhe bashkëpunimin.

“Ne jemi të interesuar që Shqipëria të avancojë në rrugën drejt BE, ky është objektivi kryesor. Problemet e demokracisë dhe të bashkëpunimit mund të zgjidhen brenda Bashkimit Europian. Do të doja të mos shkaktohen vonesa të tjera në këtë proces nga mosmarrëveshjet”, shprehet Kelam.

Sipas eurodeputetit, sinjali më i keq që mund të japë Shqipëria është që ekzistojnë ndasi ose strategji të ndryshme partiake, duhet unitet. "Nuk jemi dakord që braktisja e parlamentit është zgjidhja e duhur, ju bëjmë thirrje të bashkoheni. Të tejkalohen ndasitë partiake”, shton Kelam.

 

Të fundit