Flash News

KRYESORE

Kryetari i FRPD takon Kancelarin e Austrisë: Sebastian Kurz, garancia për një Europë të bashkuar

Kryetari i FRPD takon Kancelarin e Austrisë: Sebastian Kurz, garancia

Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi, ka marrë pjesë në JU-Europacamp, aktivitet i organizuar në Hannover nga Forumi Rinor i CDU.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ai shprehet se pjesëmarrja e tij në këtë aktivitet ishte një privilegj i veçantë dhe se energjia pozitive, vizioni dhe lidershipi i Kancelarit Austriak Sebastian Kurz dhe Manfred Weber, janë garancia për një Europë të bashkuar rreth vlerave të Kristian Demokrateve europianë.

Këlliqi gjithashtu i ka uruar suksese kryetarit të Junge Union, Tilman Kuban, i cili do të jetë i pari drejtues i JU që zgjidhet në Parlamentin Europian.

Postimi i plotë:

Ishte privilegj i veçantë pjesmarrja ne JU-Europacamp, aktivitet i organizuar ne Hannover nga Forumi Rinor i CDU. Energjia pozitive, vizioni dhe lidershipi i Kancelarit Austriak Sebastian Kurz dhe Manfred Ëeber (Kandidati i EPP per President i Komisionit Europian), jane garancia per nje Europe te bashkuar rreth vlerave te Kristian Demokrateve europiane 🇪🇺

Suksese gjithashtu kryetarit të Junge Union Tilman Kuban, i cili do te jete i pari drejtues i JU qe zgjidhet ne Parlamentin Europian.

The Power of WE.

Të fundit