Flash News

KRYESORE

Kryetari i komunës së Tuzit: E ardhmja e vendit është të qeveriset nga shqiptarët

Kryetari i komunës së Tuzit: E ardhmja e vendit është

Në komunën e Tuzit në zgjedhjet e marsit shumica e vendeve të kuvendit komunal u fitua nga këshilltarët shqiptarë. Nik Gjeloshaj u zgjodh kryetar i komunës që u krijua e tillë pas 3 dekadash përpjekje nga shqiptarët e Malit të Zi.

“E ardhmja e këtij vendi (Tuzit) është të qeveriset nga shqiptarët, forcat politike shqiptare dhe u dërgua një mesazh shumë i qartë për të gjithë shqiptarët kudo që ishin që në Tuz flitet dhe do të flitet sërish shqip”, tha Gjeloshaj për “Zërin e Amerikës”.

Ai shtoi se që kur partitë shqiptare fituan shumicën, është punuar për krijimin e kornizës ligjore, institucioneve lokale, u miratua buxheti dhe statuti për komunën.

Kryetari shtoi se Tuzi ka treguar vullnetin për të bashkëpunuar me Podgoricën dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë.

"Komuna jonë është komunë evropiane dhe do të integrohet bashkë me Podgoricën dhe Malin e Zi në Bashkimin Evropian dhe në këtë drejtim besoj se do të vazhdojmë këtë komunikim të mirë të miqësisë dhe i sigurt se do të vazhdojmë kështu për interes të qytetarëve tanë dhe shteteve dhe rajonit ku jetojmë”, tha ai.

Të fundit