Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kryetari i OSBE, Edi Rama, takon Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
nga Erl Kodra
Kriza politike dhe ekonomike në Shqipëri ka arritur kulmin. Vendi gjendet në prag të kaosit total. Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë ia ka dalë të uzurpojë të gjitha pushtetet në Shqipëri, pushtetin legjislativ, pushtetit lokal, gjykatat dhe prokurorinë, si dhe çdo pushtet tjetër, të çdo institucioni që presupozohet të jetë i pavarur. Opozita ka braktisur mandatet parlamentare, dhe prej një viti gjendet në rrugë. Tërmeti katastrofik i 26 Nëntorit 2019 e ka zhyur Shqipërinë edhe në një krizë të thellë humanitare. Me mijëra familje shqiptare vazhdojnë të mbijetojnë në çadra verore, në kushtet e një moti të egër, pa ushqime dhe veshje. Ndihmat që Elvis Naçi dhe Arbër Hajdari kanë mundur të mbledhin në ndihmë të të prekurve nga termeti po i administron Ministri i Tërmetit, Arben Ahmetaj.
Në këto kushte, opozita shqiptare ka rifilluar protestat masive. Kryetari i opozitës kërkon të plotësohen 9 kushtet e Bundestag-ut gjerman. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, me metoda të sofistikuara usharake vazhdon të përdorë masivisht një lloj gazi të dyshimtë kundër protestuesve. SPAK, një strukturë e re prokurorësh ka arrestuar ish deputetët Dashamir Shehi dhe Nard Ndoka, që akuzohen për sulme kundër rendit kushtetues.
Lulzim Basha gjendet i mbyllur në Selinë e Partisë Demokratike, ku po mbrohet fizikisht nga militantët demokratë. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj vazhdon t'i bëjë thirrje kreut të opozitës që të dorëzohet, përndryshe, sulmi i forcave qeveritare do të jetë i pamëshirshëm.
Në këto kushte, Kryetari i OSBE Edi Rama, i ka kërkuar një takim Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Takimi është parashikuar të mbahet në Zyrën e Përfaqësuesit të OSBE në Tiranë, Ambasadorit Bernd Borchardt. Ky takim është lehtësuar nga Presidenti i Serbisë Aleksadër Vuçiç, që po kujdeset për implementimin e Marrëveshjes rajonale të MiniShengen-it.
Kryetari i OSBE Edi Rama, dukej mjaft i mërzitur dhe i inatosur me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Ai u shpreh hapur se situata politike është e rëndë, dhe se dialogu është rruga e vetme për kapërcimin e krizës.
- Metodat tuaja të drejtimit të shtetit janë të papranueshme për një vend demokratik. Ti ke uzurpuar të gjitha pushtetet. Shtetin shqiptar tani e drejton bashkarisht me Mafian. Ti po plaçkitë Buxhetin e Shtetit dhe po ua dorëzon atë miqëve të tu. Ti po shkelë masivisht të drejtat e njeriut. Ti po burgosë dhe i përndjek kundërshtarët dhe po mbyllë median online - u shpreh me tone të ashpra Edi Rama, Kryetari i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunimin Europian.
- O Zot, o Zot, ç'po më dëgjojnë veshët! Edhe ti Edi Rama po flet me gjuhën e kazanit?! Shqipëria po përparon në të gjitha fushat. Këtë e konfirmon edhe miku i i madh i shqiptarëve, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç. Këtë e konfirmon edhe miku im, Ambasadori Bernd Borchardt. Këtë e konfirmon edhe Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca - u kundërpërgjigj Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë.
Këtu ndërhyri lehtësuesi i dialogut mes Kreut të OSBE, Edi Rama dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Ai tha se Shqipëria po përparon në të gjitha fushat e shkeljes së të drejtave të shqiptarëve, dhe se kjo është rruga më e mirë për një vend që të ndërtojë me sukses shtetin personal.
- Hiqeni rrethimin që i keni bërë Kryetarit të Opozitës Lulzim Basha. Jepni dorëheqje të parevokueshme. Mos përdorni më tej gazin serb kundër protestuesve paqësor. Lironi Dash Shehin dhe Nard Ndokën. Plotësoni kushtet e Bundestag-ut. Tregoni ku i keni fshehur 200 milion dollarët. Hapni hetime për bashkëpunëtorët e tu kriminel, për të cilat kemi shkruar në Raportin Konfidencial të tetorit 2014. Ndalni sulmet kundër gazetarit Erl Kodra, i cili ka qenë denoncuesi i parë i lidhjeve të tua mafioze me botën e krimit. Mos dërgoni më "emisarë" për t'ia mbyllur gojën shkrimtarit Erl Kodra - vazhdoi tejet i tensionuar Kreu i OSBE, Edi Rama.
- Shqipëria është partner i besueshëm i OSBE, BE, OKB, OPEC, USA, UEFA, FIFA, LGBTQ, OBT, Lindjes së Mesme, Koresë së Veriut, Kinës, Vietnamit, Indisë, Pakistanit, Turqisë, Azerbaixhanit, Sirisë, Kurdistanit, Izraelit dhe Palestinës - u shpreh Luigi Soreca - sidomos Shqipëria po shkëlqen si aleate e Serbisë. Por fajtorja vazhdon të mbetet Kosova, një vend i vogël dhe djallëzor që po minon bashkëjetesën mes popujve të Ballkanit.
Takimi u mbyll me premtimin se përpjekjet e Kreut të OSBE Edi Rama do të vazhdojnë për të shpëtuar vendin nga kriza e thellë. Nga ana e tij Kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria do të marrë një vend në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dhe me këtë rast, ajo do të intensifikojë përpjekjet për paqe globale dhe prosperitet të mbarë njerëzimit.
- Me Shqipërinë, paqja globale është e mundur - u shpreh ai në Konferëncën e Përbashkët për shtyp me Kreun e OSBE.
PS: Shkrimi nuk është fake news, ju garantoj. Lajmi është tërësisht i vërtetë, i konfirmuar nga 1000 burime, duke filluar që nga Selia Qëndrore e OSBE në Vjenë, të gjitha gazetat e kontinentit europian, nga ishulli britanik dhe kontinenti amerikan. Lajme më të hollësishme të këtij takimi do të ndiqni në ditët në vazhdim.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38