Flash News

KRYESORE

Kryetari i PD së Gjirokastrës ngre pyetjen: Klan apo fraksion janë kundërshtarët e Bashës?  

Kryetari i PD së Gjirokastrës ngre pyetjen: Klan apo fraksion

Roland Bejko është një prej personazheve aktivë në Partinë Demokratike. Ai nuk i mban për vete ato që mendon dhe ka krijuar dia herë debat gjatë muajve të fundit me qëndrimet e forta të cilat kanë qenë krysisht të lidhura me 'përplasjet' e brendshme në PD pas zgjedhjeve të 25 qershorit dhe atyre të 22 korrikut për kreun e partisë. Edhe pse u la jashtë listës fituese në Gjirokastër, duket se Bejko sërish është investuar në krah të kryetarit të rizgjedhur, Basha.

Në një status të sotshëm në Facebook, ai bën një dallim mes 'klanit' dhe 'fraksionit' në një parti politike. Sipas kreut të PD, Gjirokastër, qëndrimi kundër kur nuk është racional, nuk është më opozitarizëm, por patologji.

 

Statusi i plotë:

KLANI APO FRAKSIONI

1.Kur qëndrimi KUNDËR i ikën nga parimit apo ideologjisë që mbron dhe bëhet qëllim në vetvete me bazë inatin dhe urrjejtjen personale, jo racional, por iracional, ai nuk është më opozitarizëm, por patologji !

Prandaj nuk ngjit, sado fort të gërthasësh.

2.Parimisht, kur një standard, një normë a një rregull nuk e ke themeluar a nuk e ke zbatuar vet kur e ke pas në dorë mundësinë, madje edhe i ke luftuar ata që e kanë dëshiruar një të tillë normë demokratike, atëherë të ka rënë e drejta morale ta pretendosh nga të tjerët.

Ndaj bëhesh i pabesueshëm dhe ju bën pis kauzën edhe atyre që vërtet ju ka hije një pretendimi i tillë.

3.Personalisht, jam pro korrenteve parimore dhe ideologjike brenda një partie. Sekush është në të drejtën e tij ta pretendojë FRONIN.

Por, fraksionet në partitë perëndimore janë qëndrime ideologjike të qarta brenda një partie. Idhtarët e saj punojnë fort që kauza e tyre sociale, a liberale, a konservatore etj, të fitojë për tu bërë shumicë në parti sipas rregullave që partia ka parashkruar. Ato janë fraksione që udhëhiqen me urtësi nga personalitete me integritet të lartë brenda partive të tyre.

FRAKSIONET aty nuk janë KLANE të rëndomta njerëzish destruktivistë të inatosur me Kryetarin a Presidentin e partisë që si të vetmen strategji kanë hilet, kurthet, hakmarrjen dhe si të fundmin qëllim dështimin total të tij pavarësisht çmimit që mund të paguajë "kauza e përbashkët" ( fitorja e zgjedhjeve dhe marrja e pushtetit), dhe vet partia.

Kjo nuk quhet demokraci e brendshme. 

Ky quhet tribalizëm politik!

Është i dënuar të dështojë herët a vonë.

Të fundit