Flash News

KRYESORE

Kryetarja e ardhshme e LSI, Kryemadhi: Politika po ftohet, moti po nxehet

Kryetarja e ardhshme e LSI, Kryemadhi: Politika po ftohet, moti po nxehet

Gjatë kohës që është në pritje për tu konfirmuar si kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi këshillon qytetarët të tregojnë kujdes me motin e nxehtë. Kryemadhi thekson se politika po ftohet dhe moti po nxehet, por kjo nuk do e pengojë LSI-në që të jetë pranë qytetarëve, si opozitë me shumë energji.

“Mirëmengjes miq! ☀️☀️ Moti ndryshe nga politika që po ftohet duket se do i nxehë dy ditët në vazhdim. Ndaj kujdes në orët e nxehta të vapës, edhe pse uji dhe dritat mungojë në shumë zona. 🤔🤔Ne politikanët i harrojmë ndonjëherë problemet tuaja të përditshme, por ka një zë të fortë që tund dhe shkund apatinë e atyre që kanë marrë përsipër të kujdesen dhe zgjidhin hallet tuaja. Ajo është opozita shqiptare, opozita jonë, e fortë dhe plot me energji për të kuptuar dhe ngritur zërin në maksimum për çdo shqetësim tuajin. Ne jemi me ju, LSI do të jetë pranë problemeve tuaja në çdo ditë apo natë, pavarësisht kushteve të motit apo intrigave të pushtetit”, shkruan Kryemadhi.

Petrit Vasili njoftoi dje se është dorëhequr nga drejtimi i partisë dhe si zëvendësuese të tij ka propozuar Monika Kryemadhin.

Të fundit