Flash News

KRYESORE

Kryetarja e ARRSH: Skualifikohen ofertat e paraqitura për lotin e parë të Unazës së Re

Kryetarja e ARRSH: Skualifikohen ofertat e paraqitura për lotin e parë

Në një deklaratë për mediat, kryetarja e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato ka njoftuar se janë skualifikuar të gjitha ofertat e paraqitura për lotin e parë të Unazës së Re.

Qato ka theksuar se ofertat e paraqitura nuk përputhen me kriteret e kërkuara, ndërsa punimet në lotet e tjera të projektit do të vijojnë normalisht.

“Komisioni i Vlerësimit të Ofertave iu ka ofruar të gjitha kompanive skualifikimin e ofertave të paraqitura, pasi nuk përputhen me kriteret. Sot do i paraqes ministres Balluku një proces transparent. Kompanitë janë partnere të ARRSH dhe dialogu dhe transparenca do jetë parësore.  Kompanitë kanë të drejtën të ankimojnë. Në lotët e tjera të projektit do vijojnë punimet dhe shpronësimet, pasi ky projekt do të realizohet”, u shpreh Qato.

Të fundit