Flash News

KRYESORE

Kryetarja e Bashkisë të Durrësit nxjerr urdhrin e parë; pakënaqësi me punën e Dakos?

Kryetarja e Bashkisë të Durrësit nxjerr urdhrin e parë;

Kryetarja e re e Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako pa nisur ende mirë punën ka nxjerrë urdhrin e parë për punonjësit e institucionit.

Sipas këtij urdhri, ditën e shtunë, punonjësit e Bashkisë së Durrësit do të dalin në punë me një qëllim të vetëm, pastrimin e qytetit, qe duket se është lënë pas dore këto kohë nga Vangjush Dako, në kulmin e sezonit turistik.

Njoftimi

Nesër bashkia dhe ndërmarrjet ndihmëse janë në ditë pune me qëllim pastrimin e qytetit, i cili fillon në 08.00 me këte plan veprimi:

1- Ndërmarrja Rruga me fadrromat do të jetë në Kampusin e Universitetit, tek ish Këneta, Durrësi i ri

2-Ndërmarrja Komunale Plazh do të jetë nga Ura e Dajlani deri në Plepa, bashkë me administratën

3-Ndërmarrja e Shërbimeve Komunale Durrës do të jetë nga Ura Dajlanit, Stacioni Trenit, Shëtitorja Taulantia deri në Currila bashkë me administratën.

4-Pallati i Sportit, Pallati i Kulturës dhe Biblioteka tek Stadiumi.

5- Arsimi (Kopshte, Cerdhe) do të jetë tek Spitali nga mbrapa.

6- Zjarrfikëset do të jenë në plazh nga ura Dajlanit deri në Plepa.

7-Administrata e Bashkisë Durres do të jetë nga sheshi Taulantia deri në Currila.

Të fundit