Flash News

KRYESORE

Kryetarja e LSI-së: Rama një kështjellë rëre që do shpërbëhet pak e nga pak

Kryetarja e LSI-së: Rama një kështjellë rëre që do

Kryetarja e LSi-së Monika Kryemadhi deklaroi se opozita është e bashkuar dhe se Edi Rama po shkon drejt fundit të tij, e këtë e tregojnë 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu.

“Ne nuk kemi frikë nga Edi Rama, sepse po e bëjmë sikur është Katallani që po na hedh zift. Edi Rama është një njeri që e arriti kulmin e vet dhe tanimë është një kështjellë rëre që do të shpërbëhet pak e nga pak.

Mjafton të lexosh 9 kushtet e Bundestagut gjerman dhe e kupton se kush është Edi Rama. Mjafton të lexosh raportin e OSBE-ODIHR dhe e kupton se kush është Edi Rama“, tha Kryemadhi në “Open” në Top Channel.

Ajo shtoi se opozita shqiptare është gati për të marrë përgjegjësitë e saj.

“Për sa i përket platformës të shkruar e zeza mbi të bardhë, ka qenë platforma e Rilindjes së Edi Ramës, bibla ose kurani, sesi do sillej ai me shqiptarët, sesi ai do rriste rrogat e shqiptarëve dhe do jetonin më mirë se në Zvicër. Sesi do të hapeshin 300 mijë vende të reja pune. Pra, për një platformë të shkruar është njësh Edi Rama, për ta shkruar dhe për ta hedhur nëpër tavolina e për të na mashtruar. Për ne sot nuk është problemi se nuk jemi gati”.

Të fundit